35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Ka favorizuar klientelën e tij me tendera të turpshëm”/ Meta: “Rama ka bërë ligje me porosi për biznesmenë”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot në konferencë me gazetarët se Edi Rama ka bërë ligje për biznesmenë.

Sipas tij, janë 70-80 ligje në parlament. Duke vijuar akuzat për ndërtimet pa leje, Meta tha se Rama ka favorizuar klientelën e tij dhe se prej 6 vitesh ka nën kontroll sistemin e drejtësisë.

“Absolutisht i ka në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe ligjet i ka atje, dhe korrupsionin legjislativ. Ai jo vetëm që ka favorizuar klientelën e tij me tendera të turpshëm, qesharakë, pafund, me vlerë maksimale, me lista të caktuara nga vetë Edi Rama, por ai ka bërë ligje për biznesmenë. Është ligji Fusha dhe 70-80 ligje në parlament që i ka bërë me porosi të veçantë, si rrobaqepës. Ata kanë shkruar sa duan të fitojnë dhe ai ua ka plotësuar atë dëshirë, dhe u ka thënë fitoni pak më shumë se s’ka problem se shqiptarët paguajnë.

Cila drejtësi? Rama ka 6 vjet që ka të gjithë kontrollin e sistemit të drejtësisë, prokurori, gjykata, gjithçka tjetër. Kush e beson në këtë vend që vettingun nuk e kontrollon Edi Rama? Kush e beson në këtë vend që ka drejtësi të pavarur? Mjafton të shikoni vendimin e fundit për çështjen e kopshtit të fëmijëve, lexoni qëndrimet e palëve, shikoni vendimin të kuptoni se nuk ka drejtësi. Me Edi Ramën nuk ka drejtësi, drejtësinë do ta vendosë populli i Shqipërisë”, deklaroi Meta.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...