32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Rama godet këtë bashki në lidhje me pastërtinë, “Ashtu si kryetari i bashkisë nuk eshtë këtu, edhe pse situata e pastërtisë është ku thërret qameti”

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në  Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, ka treguar se Cërriku dhe Saranda janë dy bashkitë që ai ka vlerësuar sa i takon trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve.

Kryeministri Rama theksoi se fushat ilegale të grumbullimit të plehrave janë mbyllur dhe objektivi tani është kalimi në një fazë tjetër, duke marrë shembullin e më të mirëve.

Ndërkohë u ndal edhe të bashkia e Shkodrës, ku situata e pastërtisë sipas tij është “ku thërret qameti”.

Rama: Megjithatë të gjitha këto bashki nuk janë dot të krahasueshme me Cerrikun dhe Saranden, që janë disa hapa përpara që mbetet një problematike, trajtimi dhe riciklimi i mbejteve për të nxjerrë sa më shumë produkt ekonomik nga riqarkullimi. Cerriku një model për tu marrë shembull nga të gjithë.

Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse, se tregon vizion dhe lidership, tregon aftësi ndërveprimi me faktorët  e duhur dhe se tregon një kapacitet, për t’iu dhënë mundësi që nga mbetjet të krijoje ekonomi.

Po ashtu bashkia e Sarandës, shembull. Që ka prodhuar dhjetëra artikuj negativ nder vite për shkak të papastërtisë, është bashki kampione ne riciklim.

Kemi ende probleme me landfille, por janë mbyllur fushat ilegale të plehrave.

Objektivi është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirëve.

Meqë jam bërë i bezdisur duke nxjerrë bashkinë e Lezhës në krye, nuk mund të qëndrojnë vetëm në pastrin , por edhe në riciklim.

Duke i falënderuar që dhanë një kontribut , duke pasur bindjen se kjo do të shërbejë si inkurajim se janë bërë ndryshime të mëdha, nuk po përmend që kemi situata pak me negative po s’po i përmend. Ashtu si kryetari i bashkisë së Shkodres nuk eshtë këtu, edhe pse situata e pastërtisë është ku thërret qameti .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...