38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Ka rënë shumë shi prandaj, por ende nuk i plotësojmë dot nevojat”,Rama tregon pse është terhqur vendimi për energjinë

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar sot se ishte tërhequr nga vendimi për fashën prej 800 kw në muaj duke nisur nga 1 tetori. Sipa tij ky vendim kishte ardhur si rezultat i prurjeve të larta pas reshjeve të shumta të shiut.

Ndërsa shtoi se kishte pasur një përmirësim të nivelit të prurjeve në hidrocentralin e Fierzës, Rama tha se sërish ishte e nevojshme që Shqipëria të dilte në tregun ndërkombëtar për të siguruar plotësisht nevojat e vendit.

Kryeministri, Edi Rama: Burimet tona energjitike varen nga reshjet. Sistemi ynë energjitik me hidrocentrael plot e përplot plotëson 75% të nevojave tona për energji. Ne po ecim sipas planit për të plotësuar nevojat 100% të vendit. Por hë për hë nuk i plotësojmë dot të gjitha nevojat dhe do të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar aty ku goditen të gjitha vendet e Evropës nga çmimet e larta. Unë dhe qeveria jemi këtu për të mbrojtur çmimin dhe për të mos lënë asgjë pa bërë, që barra faktike dhe psikologjike e kësaj lufte dhe inflacionit që ka sjellë të lehtësohet sa më shumë. Jam këtu për t’ju thënë që kam një lajm pozitiv. Ditët e fundit kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim që të materializohen parashikimet për reshje të tjera. Në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar si dhe angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi që krijohet, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kwh të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...