30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Berisha: “Rama pasi i vjedh çdo ditë në mënyrë të pangopur qytetarët e këtij vendi, ka filluar t’i tallë ata”

Kreu i PD-së Sali Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vjedh çdo ditë qytetarët dhe tallet me ta. Berisha tha se projekti i instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 mln eurosh arkave të drurit me vazo, është një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejonte vetes.

Ai deklaroi se do i kërkohet llogari për çdo euro të shpenzuar për të.

“Çështja e dytë është tallja e Edi Ramës me shqiptarët. Rama pasi i vjedh çdo ditë në mënyrë të pangopur qytetarët e këtij vendi, ka filluar t’i tallë ata me përçmim dhe një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve, vjedhjeve të fundit që ka bërë me dy projekte. Me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 mln eurosh arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejonte vetes. Një mashtrues ordiner, pasi deklaroi se nuk jap llogari unë se si i përdor paratë, unë i them se ai është i detyruar me ligj e kushtetutë për paratë e taksapaguesve shqiptarë të japë llogari për çdo qindarkë. Për paratë e tij sigurisht nuk i kërkon llogari askush. Atë instalacion ta marrë ta çojë në Surrel dhe ju garantoj se do i kërkohet llogari për çdo euro të shpenzuar për të. Akt cinik”, tha Berisha.

Ai komentoi dhe deklaratat e Ramës për satelitët, duke e cilësuar një akt të papërgjegjshëm e cinik.

“Ju e dëgjuat vetë kontratën për satelitët. Në një akt talljeje, cinike u tha shqiptarëve se satelitët duhen sepse nuk kanë kushërinj, halla apo teze që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate të njërës prej tyre duken më mirë se sa nga rruga. Ky është një akt i papërgjegjshëm. Me të cilin Edi Rama do të mbulojë vjedhjet që bën”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...