8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

I shpallur në kërkim prej dy vitesh për mbjellje të lendëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Skrapar

Një shtetas i shpallur në kërkim prej shtatorit 2020 për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga policia në Skrapar.
Ervis Lamçe, 36 vjeç do të përballet me masën e “Arrestit me burg” për veprën penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mollas”.

Kapet dhe vihet në pranga, 36-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike, në vitin 2020.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në bashkëpunim me DVP Berat, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mollas”, si rezultat i të cilit, në fshatin Mollas, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim E. L., 36 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. L., sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...