32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama për ndërtimet pa leje: ‘Duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar’

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me ndërtimet pa leje që sipas tij kane qenë kanceri i vendit tonë. Rama ndërkaq u pyet nga nje qytetar nëse po bën lojë të dyfishtë me këto ndërtime pa leje. Rama e mohoi duke shtuar se nëse do të ishte kështu, ai do ti merrte për vete por shtoi askush nuk e kap dot me para.

Rama: Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, nuk janë më. Ka ndërtime pa leje nuk diskutohet. Por po të vijmë te katet pa leje, abuzim mbi lejen e ndërtimin e kemi ulur 10 fish. Po të bëheshin gjërat sa hap e mbyll sytë, nuk do kishte ardhur nevoja të ndryshonin kaq qeveri dhe të më vinte radha mua këtu. As do t’i vinte radha të tjerëve që do vijnë mbrapa. E vërteta është që sot jemi në kushte kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar.

Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem shumë vite më parë. ky është një problem që kërkon një zgjidhje. Për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar plotësisht jemi të destinuar të turpërohemi.

Po të ishe dobio xhoko, dhe po të isha pjesë do ti lejoja dhe në fund do ti merrja për vete dhe jo për shtetin, kjo është të fyesh inteligjencën , ca është kjo dopio xhoko? Kjo nuk ka kuptim? Se mua nuk më kap dot askush me para dhe paraja nuk vjen kurrë e para.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...