38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Bora tregon pse u bind të futej në BBVIP dhe a u pendua që takoi Donaldin

Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother, Bora Zemani, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më Lër të flas”, tha se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit, pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë Semit mos më kërko, se nuk ka shanse që të vij. Nuk më kërkoi ajo, në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situata që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi, doja ta ndihmoja, prandaj isha. Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë i thashë produksionit që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ia jepja. Atmosfera ishte e bukur, se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”,– tha Bora.

E pyetur nga Romeo nëse është penduar që e takoi Donaldin në Big Brother, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë, sepse komentohej çdo gjë.

Aq shumëëëë. Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë, nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment, prapë po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija se si do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”,– rrëfeu Bora.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...