10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zgjedhjet lokale, Meta: “Rikthimi i PL do jetë shumë i fuqishëm, nuk do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie dhe asnjë kandidat”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur në një konferencë për mediat në lidhje me zgjedhjet lokale që do zhvillohen vitin e ardhshëm.

Meta tha se Partia e tij synon të dalë forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiakë në vend. Sipas tij ky është një kusht i padiskutueshëm.

Po ashtu Meta tha se është e rëndësishme që opozita duhet të ketë 1 kandidat për çdo bashki gjatë zgjedhjeve.

“Ne luftojmë të dalim fortë e te parët në të gjithë këshillat bashkiakë në Tiranë e kudo gjatë zgjedhjeve. Është kushti jonë i padiskutueshëm. Rikthimi i PL do jetë shumë i fuqishëm Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë më i rëndësishëm së Parlamenti sotëm që ka disa koorporata akoma. Të jeni të sigurt. Jo vetëm matje por në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Në ballafaqim me një shtet mafioz që fut në burg një nënë 82 vjeç për një kotec në fshat dhe legalizon katet pa leje aty te Myslym Shyri të administratorit që bleu votat në Zall Herr. Është shumë e rëndësishme që opozita të ketë 1 kandidat në çdo bashki. Ne nuk do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie dhe asnjë kandidat”, u shpreh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...