12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ishte lënë në arrest shtëpie, thyen masë e arrestit kapet sërisht nga policia 37-vjeçari që kish kryer disa vjedhje

Një 37-vjeçar, i cili ishte lënë në arrest shtëpie është arrestuar si person i përfshirë në një vjedhje në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë. Sipas policisë, shtetasi E.Y rezulton përsëritës i kësaj vepre, ndërsa pas arrestimit do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe kreu 2 herë të tjera të njëjtën vepër penale, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që vidhte në automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur sende të ndryshme personale, në një automjet të parkuar në rrugën “Ismail Qemali” dhe në një automjet të parkuar në rrugën “Besim Imami”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...