10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Berisha reagon për protestën e petagogëve: “Kërkesat e tyre janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka mbështetur për protestën dhe kërkesat e tyre pedagogët për rritjen e pagave, ka dënuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Berisha pohoi se Rama iu është përgjigjur pedagogëve me një qëndrim cinik, urrejtës dhe përçmues për kërkesat e tyre.

“Të nderuar deputetë, qoftë ne mblidhemi për një vlerësim për projektin e përgatitur nga grupi i punës i drejtuar nga zoti Bylykbashi për reformën territoriale, për të cilën kanë kontribute specialistë më të mirë, sekretariati i qeverisjes vendore, deputetë dhe specialistë të fushës. Para se të ndalem në këtë, dua të shpreh mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së, për pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve që janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik, për kërkesat më legjitime te tyre. I garantoj se PD qëndron prapa dhe në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve, janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri, që është në rrokullisje të madhe. Rama iu është përgjigjur me një qëndrim cinik, urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre. Edi Rama ka hartuar një vendim në të cilin ai shpreh pikërisht arrogancën, shpreh cinizmin dhe përçmimin ndaj universiteteve si dhe kërkon të përçajë trupën akademike nga kolektivi studentor. Në vendimin e tij parashikon zero rritje buxhetore për rrogat. 10 % që deklaron ai, dje e kishte 10 sot e ka bërë 7 që nesër ta bëjë 10. Është më ulët se inflacioni i vërtetë, pra nuk përbën as indeksim, bën cinizëm. Ajo që është më e rëndë është se premton, 30 % tjetër rritje rroge nga tarifat e studentëve. Pra u thotë studentëve, familjeve të tyre, paguani ju tani për pedagogët e studentëve. Këtë nuk e bën kush në botë, përveçse ka qenë një formë në Jugosllavinë e Titos. nëse mbetet që pedagogët të paguhen me tarifat e studentëve, ato janë thjesht një iluzion. Bordet që përfaqësojnë qeverinë universitete, kanë zhdukur lirinë akademike dhe kanë vendosur universitetet në kontroll të plotë totalitar. me këtë rast i bëj thirrje çdo pedagogu, punonjësi, laboranti , studenti e familjari të mos përkulen para këtij qëndrimi arrogant të një njeri mashtrues që po i çon universitetet drejt shkatërrimit. Qytetarët të mbështesin këtë protestë, si kusht për të ruajtur universitetet si shtëpitë ku formohen intelektualë shqiptarë. Duke dënuar me ashpërsi më të madhe deklaratat që Rama bëri në UBT sot, bëj thirrje të vazhdohet kjo beteje, PD do të qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...