16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Polonia bisedime me SHBA për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shteteve aleate të pranojnë armë bërthamore amerikane dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato nëse Amerika ua lejon.

“Problemi i parë është se ne nuk kemi armë bërthamore. Nuk ka asnjë tregues se Polonia mund të ketë armë të tilla në një të ardhme të afërt. Gjithmonë ka mundësi që të marrim pjesë në Programin për shkëmbim bërthamor. Ne kemi biseduar me liderët amerikanë nëse SHBA-ja po e shqyrton një mundësi të tillë. Kjo çështje është diskutuar”, tha Duda në një intervistë për gazetën e përjavshme polake, Gazeta Polska.

Presidenti polak tha se kërcënimet ruse për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore tregojnë për mendësinë se “nëse Rusia nuk është e madhe, bota mund të pushojë së ekzistuari”.

“Nëse Rusia nis një luftë bërthamore, përgjegjësit për këtë luftë do të mallkohen në mbarë botën”, tha Duda.

 

Belgjika, Norvegjia, Gjermania, Italia dhe Turqia janë pjesë e programit për përgjigje bërthamore dhe kanë armë bërthamore në bazat e tyre. Por, ata mund t’i përdorin ato vetëm brenda kornizës së NATO-s për mbrojtje të përbashkët dhe me lejen e SHBA-së.

 

Në maj, gazeta gjermane FAZ shkroi për mundësinë e ndryshimit të konceptit strategjik të NATO-s dhe për të përfshirë në program edhe disa shtete të krahut lindor të Aleancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...