35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Salianji-Çuçit:”Policë me dy turne kot, ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme”

Salianji: Po na e kaloni në matematikë, ja pse. Ju flisni njësoj si paardhësit e tjerë, ministri juaj para jush këtë tha, situatë më e mirë rendi. Po ju lexoj shifrat. Për 100 mijë banorë, shqipëria është e 5-ta për normën e vrasjeve.

Ndërkohë që ju flisnit më shkruanin prindër të viktimave që thonmin policia ishte 50 metra larg kur ndodhnin këto ngjarje. Drejtore policie rrinin si pula përballë krimit. Ata që ju kanë dhënë shifrat e gabuara, vrasjet me pasojë vdekjen janë 0 në 2022, me 5 mars e ke pas në Korçë, po flasim për vrasjet e sofistikuara, e ke para dy ditësh në Burrel, ata që i mbajtën peng dolën familjarët të tmerruar nga banditët, ç’është kjo histori? Si thoni shifra që janë kollaj për tu përgenjështruar, imagjino ca bëni me të tjerat. Vartësi juaj, kreu i policisë ka objektiv forcimin e ligjit, finalizimin e reformës, keni 10 vite me këtë muhabet, keni kaluar në vetting 50 punonjës, ça dështimi doni më shumë ju?

Po thoni të pavërteta publike, vettingun e policëve ju thonit ta bëni Ard Veliu i pashkollë, ai s’di abetaren, ju doni të bëni kontrolle se ju erdhën zgjedhjet. Policia matet me objektiva konkretë, u janë dekonspiruar operacionet. Ju kanë ikur personat me rekorde të tmerrshme. Policët i sillni kot me nga dy turne nëpër postoblloqe, ku e keni Suel Çelën, po Martinajn? Ndërkohë ju e dini, është pjesë e planit. Ish-drejtori thotë më ka rrjedhur informacioni, ju e keni hequr se ka pasur lidhje me SHBA, të tjerat janë përralla, ça objektivi të zbatonte ai kur keni kaq kohë kur ndërroni të njëjtët drejtorë policie?

Duhet të kërkoni ndjesë nga kjo foltore sepse dy drejtorë të rëndësishëm i keni pjesë të krimit, i keni përdorur për interesa politike. Nuk bëhen vrasjet me matematikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...