6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Protesta e pedagogëve/ Ministrja Kushi: “I keni të gjitha mundësitë të rrisni të ardhurat, asnjë arsye që të emigroni”

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka komentuar protestën dhe kërkesat e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje pagash sa niveli i Kosovës dhe rritje të fondeve për kërkimin shkencor.

“Cështjen e pagave të pedagogëve i kemi diskutuar në mënyrë të vazhdueshme me ta. falë këtij dialogu, në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, por dhe duke e integruar me politikën tonë për të financuar universitetet dje me VKM kemi vendosur që pagat të rriten deri në 15%, ku 7% nga buxheti i shtetit e mbi këtë nivel vetë universitetet me autonominë e tyre mund ti rrisin deri në 15%.

Pedagotgët mund të përfitojnë nga angazhimi i tyre më i madh në kërkimin shkencor. Unë mund t’u jap shifra për financimin që i kemi bërë kërikimit shkencor.

Janë vetëm dyfishuar projektet për kërkim zhvillimin projekte nga të cilat përfitojnë direkt pedagogët. Shumë fishuar numri i pedagogëve që aplikojnë sot me projektet te kjo agjenci. Programi i BE Horizont Europa, dhe këtu ka rritje të projekteve të universiteteve, suksesi është rritur nga 8% në 38 %.
Vetëm në 2022 universitetet kanë përrthithur 2.1 milionë euro, po ku shkojnë këto para? Një pjesë janë të ardhura për ta, falë punës së tyre.

Ka raste që pedagogët të ardhurat që marrin përrtej pagës janë shumë herë më të mëdha se paga. I kanë pedagogët të gjitha mundësitë të rrisin të ardhurat e të mos varen vetëm nga paga mujore.

U tha ketu duhen rritur pagat e pedagogeve që të mos emigrojnë? Por sot më shumë se kurrë kanë arsye të mos emigrojnë falë ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Universitete prestigjioze që po vijnë këtu e në fund diploma që do marrin këta sutdentë ka të njëjtën vlerë me unveristetet e BE.

Në të nëjtën mënyrë mund të përfitojnë dhe pedagogët.

Ky ishte viti i parë që qeverias dha buxhet për këto programet e përbashkëta dhe të dyfishta për ndërkombëtarizimin,

Janë pedagogët që përfitojnë. Mbështetja jonë për pedagogët do vijojë jo vetëm për pagat dhe kërkimin shkencor dhe duke rishikuar udhëzimet për shpërndarjen e ngarkesës, mos harrojmë paguhen dhe për orët suplementare.

Ata që i shfrytëzojnë gjthë mundësitë kanë mundësi të kenë të ardhura shumë më të larta”, tha Kushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...