26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Do të takoj të gjitha forcat politike kundër Edi Ramës”/ Berisha: “Ne po sjellim ndryshim, çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar”

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot jashtë dyerve të Kuvendit për negociatat me grupin tjetër në PD.

Berisha u shpreh se janë bërë takime mes palëve përmes Edi Palokës i cili po merret intensivisht me këtë çështje ndërsa shtoi se dyert e komunikimit janë të hapura.

“Do të takoj të gjitha forcat politike kundër Edi Ramës. Çdo deputet që ka dëshirë të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Nuk do të ketë, kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese.

 Do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin. Ne po sjellim ndryshim. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet apo qytetar që mendon që i ka gjitha cilësitë për të qenë qytetar, i parë. Të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen edhe takime. Paloka po merret intensivisht për këtë. Janë të hapur dyer e komunikimit.

Nëse duan që përmes një mirëkuptimi apo marrëveshje, ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. Ne duhet të shpëtojmë në zgjedhje dhe garë. Nuk është një garë që e drejton PD por e përcaktojmë primaret. Formë më demokratike dhe civile se një garë e hapur nuk mund të ofrojë askush. Dhe ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do sjellim ndryshimin”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...