25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha mbështet protestën e petagogëve: “Çdo pedagogu në Shqipëri duhet t’i rritet rroga të paktën sa është në Kosovë”

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në parlament mbështetjen për pedagogët. Ai tha se kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Berisha u shpreh se pagat e tyre duhet të bëhen të paktën sa në Kosovë ndërsa kërkoi 10-fishim të fondeve të buxhetit për kërkim shkencor.

Berisha theksoi më tej se dënon me forcë përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre dhe për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare.

“Unë nga kjo platformë sot dua të shpreh mbështetjen time të plotë për studentët dhe punonjësit e universiteteve që kanë nisur protestë të fuqishme për shkak të keqtrajtimit që u bëhet atyre me qëllimin e vetëm shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënon me forcë të madhe përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyes studentët kundër pedagogëve të tyre., për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare.

Dënoj qëndrimin që mban ndaj kërkimit shkencore, asfiksinë që i ka krijuar kësaj fushe jetike. Dënon mungesën e ndjeshmërisë ndaj studentëve dhe kërkoj plotësimin me urgjencë të kërkesave të tyre. Çdo student në Shqipëri duhet të subvencionohet me 100 euro. Çdo pedagogu në Shqipëri duhet t’i rritet rroga të paktën sa është në Kosovë. Pse Kosova qenka më e pasur se ne?

 Nuk po them Maqedoni por Kosovë, Kërkoj që punonjësit të jenë të universitetit. Të ken trajtimin identik me punonjësit e tjerë në Kosovë. Kërkon 10-fishim të fondeve të buxhetit për shkence. Dikush mund të çuditet. Është 10 herë më i vogël se në Kosovë. E ka fshirë tërësisht kërkimin shkencor nga axhenda”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...