25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Alenaca për teatrin/Protestuesja :’Ja pse u shemb teatri kombëtar, ja pse vazhdojnë të shemben pronat tuaja’

Ditën e sotme, Aleanca për Teatrin ka mbajtur një protestë para SPAK-ut, për të kërkuar që prokuroria e Posaçme të vihet në veprim për hetimet sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar tashmë që kanë kaluar tre vite.

Një prej anëtareve të Aleancës, tha se shqiptarët tashmë nuk solidarizoheshin dhe zgjidhnin që të largoheshin në vende të tjera në vend që të luftonin për të ndërtuar demokracinë në vendin e tyre.

“Tipari i mungesës së solidaritetit, duket se ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Secili shqiptar tashmë e ka kufizuar jetën e vetë brenda 4 mureve. Kjo është një utopi, të mendosh se streha jote të ketë qetësi, ndërsa digjet një fshat i tërë. Si duket shqiptarët e kanë më të lehtë të shkojnë dhe konsumojnë vlerat e demokracisë, në vendet e tjera, ndërsa nuk marrin mundimin ta bëjnë këtë në vendin e tyre. Sepse i duan gjërat gati, thonë jemi popull i zgjuar.

Ja pse u shemb teatri kombëtar, ja pse vazhdojnë të shemben pronat tuaja dhe askush nga fqinjët tuaj nuk solidarizohet me ju.
Ne kemi vendosur të zgjedhim rrugën më tëvështirë, të vazhdojmë të përmirësojmë gjërat këtu në Shqipëri. Nëse ju dëshironi të bashkoheni me ne, dilni protestoni me të madhe, jo nga facebook-u sepse ndryshe do të çmendeni. Protestoni që pushtetet të kryejnë punën e tyre, drejtësia të bëjë punën siç duhet”– u shpreh ajo ndër të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...