25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Aleanca për Teatrin thirrje SPAK: Nuk do pëkulemi para dhunës së pushtetit, derisa kjo bandë të “shporret”

Alenca për Mbrojtjen e Teatrit ka protestuar sot para SPAK-ut teksa I ka kërkuar që të kthejë përgjigje për kallëzimet që ka bërë prej më shumë se 2 vitesh.

Regjisori Edmond Budina i ka bërë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet palë me mafien, por të jetë në krah të qytetarëve.

Budina: Sot jemi këtu pas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë nuk do ta ulim kokën, nuk do të përkulemi para dhunës së pushtetit, dhunës së mafies, ne kemi reshtuar se sa kallëzime kemi bërë. Shumë kush mund të thotë se kemi bërë shumë, ne I kemi bërë dhe do vazhdojmë ti bëjmë, deri sa e drejta e qytetarit të fitoje, deri sa kjo bandë të shporret, dhe TK të ndërtohet ku ishte dhe sic ishte. Kemi degjuar dje se mos e frikësoni SPAk, ne nuk kërcënojmë askënd, por kemi të drejtën të ngrihemi dhe të kerkojmë se pse pas 2 vjetësh e 9 muaj SPAK nuk po reagon, pse behet palë më mafian. Sheshi I TK shërben për pastrimin e parave të pista, ne jemi për ti thënë stop mafies, afera e inceneratorëve, Durrësit, jemi për të mbështetur SPAkun , që jemi me të dhe ti themi mos u bëj palë me mafien.

Ata mbushin xhepat me milionat e qytetarëve, me paratë e taksapaguesve shqiptar. Është detyrë imediate e SPAK-ut të reagojë.

Ne nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie dhe për të ardhur ditë për ditë. Është në shëmbim të mafies nëse nuk reagon, ne do vazhdojmë protestat tona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...