35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Klos/I riu refuzoi martesën, babai i vajzës qëlloi ndaj tij dhe 3 të tjerëve, por plumbat i morën jetën dy personave

Renato Hasula mësohet se ka ngacmuar vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Mësohet se autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet ne instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa i riu kishte me vete babain e tij Eglantin. Por siç duket në tavolinë janë bashkuar dhe Ilir dhe Kenad Shira, (të dy rinjtë janë djem tezesh) të cilët fatkeqësisht mbetën të vrarë pas degradimit të sherrit. Lala pohon se Mjeshtri i kishte kërkuar Renato Hasulës që të martohej me të bijën, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar duke fyer dhe vajzën e tij se nuk ishte e denjë për të. Nga të shtënat me armë mbeten të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula mbetën të plagosur. Ndërkohë, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi pasi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...