Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar progres raportin për Shqipërinë, duke thënë se ishte një radiografi e gjendjes aktuale ku ndodhet Shqipëria.
Sipas saj, në vlerësimin për kapitullin e parë të hapjes së negociatave nuk ka asnjë ndryshim nga viti që kaloi, duke thënë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.
Deklarata e Depuetes Jorida Tabaku
Më shumë se një premtim për paqen dhe sigurinë në Europë.
Më shumë se një radiografi e gjendjes ku jemi.
Progres raporti dhe Raporti I Zgjerimit janë dokumente të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe gjendjen e BE.
Raporti i Zgjerimit konfirmon se edhe në kushtet e luftës në Ukrainë dhe sulmit të Rusisë vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë të unifikuar në vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Një hap pozitiv në një klimë jo dhe aq pozitive për kontinentin.
Shqipëria vazhdon të ketë si përherë mbështetjen dhe praninë e Europës në rastet e vështira. E pati këtë gjatë tërmetit, pandemisë dhe më herët edhe gjatë krizave të tjera që kanë goditur vendin.
Në kushtet në të cilat ndodhet Europa sot, kur një luftë po zhvillohet prej mbi 8 muaj është shumë e kuptueshme dhe e pranuar krijimi i këtij këshilli. Kjo nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë, as e zëvendëson, por forcon pozitat e Europës dhe jo vetëm në rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë. Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë.
1. Vullneti i fortë politik për të krijuar një historik të zbatimit të reformave nuk ka arritur ende të demonstrohet.
2. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish ministrit të brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, për një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP ka një rrugë të gjatë për të bërë SPAK për të krijuar besueshmëri.
Hetime kriminale të natyrës Financiare, përmenden në raport, janë udhëhequr nga SPAK që kanë treguar përfshirjen e politikanëve dhe anëtarë të lartë të institucioneve shqiptare. Edhe këtu referenca është për aferën e inceneratorëve. Një aferë e dorëzuar në SPAK më herët nga PD (tetor 2020) dhe më tej vazhduar edhe nga PD në Komisionin Hetimor të Inceneneratorëve. Një aferë që unë personalisht, si çdo shqiptar, shpresoj dhe uroj por edhe nxis që SPAK t’i shkojë deri në fund.
Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës në jetën e SPAK dhe gjyqësorit, siç edhe zonja Kim e vuri në dukje para dy ditësh.
Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; Korrupsioni I nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve te fortë te interesave publike me ato private. Duhet një vullnet politik më i madh, një strukturim më i fortë dhe gjithashtu resurset e duhura dhe aftësitë për të shkuar tek niveli i mjaftueshmërisë.
3. Krimi Organizuar. Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, raporti thekson se vendi duhet të vazhdojë përpjekjet për për të siguruar rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në nivelet e larta. Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së., shprehet KE. Raporti shprehet se Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave.
4. Gjyqësori: Në lidhje me sistemin gjyqësor, megjithë zbatimin e reformës gjyqësore dhe ngritjen e të gjitha strukturave të drejtësisë, KE shfaq problemin e procedurave të gjata, dhe numrit të madh të çështjeve të mbetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor. në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës në jetën e SPAK dhe gjyqësorit, siç edhe zonja Kim e vuri në dukje para dy ditësh.
5. Media: për fatin e keq Progres raporti vëren se Shqipëria ka hapa pas në lidhje me median dhe lirinë e saj. Për fatin e keq sjelljet dhe kërcënimet me “internime” dhe rehabilitime janë tejet problematikë. Jo vetëm kaq por edhe sulmi i mediave apo pronarëve të tyre në biznese kur nuk përputhet politika editoriale me dëshirat e qeverisë është po aq problematike për lirinë e mediave.
6. Administrata Publike: Krijimi i 3 agjensive pranë zyrës së Kryeministrit mbetet një nga shqetësimet kryesore të BE-së. “ . Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa një vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikëqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.”, shkruhet në raport. Shqipëria ka kryer një progres minimal në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të implementuar impaktin regullator dhe për të mbajtur konsultime publike. Mungon transparenca në ligjvënie dhe kjo është arsyeja përse kemi korrupsion në nivelin e kapjes së shtetit. Janë vetëm 9 ligje që kanë kaluar në procesin e ACQUIS pra që kanë lidhje me procesin e integrimit.
7. Azilkërkues: Sa i përket migracionit, kuadri ligjor për migracionin është kryesisht i përafruar me acquis të BE-së, por ka nevojë për përditësim dhe duhet të sigurojë një kornizë të qartë për menaxhimin dhe koordinimin e migracionit. Numri i migrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri në vitin 2021 është ulur me rreth 15% krahasuar me vitin 2020. Nuk është bërë përparim në referimet në procedurën e azilit dhe zbatimin e procedurave të kthimit në përputhje me kuadrin ligjor. Politika e Shqipërisë për vizat duhet të përafrohet me atë të BE-së.
8. Prona: Nevojiten përpjekje të shtuara për të konsoliduar të drejtat pronësore përmes regjistrimit dhe dixhitalizimit të të dhënave kadastrale dhe sektori mbetet i prirur ndaj korrupsionit, ndërkohë që procesi i kompensimit ka ngecur.
9. Pushteti Vendor: Qeverisja lokale (LGU) ka ende mungesë të mbështetjes financiare me resurse dhe kapacitete administrative për të ushtruar politikat e tyre të mëdha dhe për të qenë efektivë.
10. Mbrojtja e të dhënave personale: Duhet të ndërmerren veprime të mëtejshme për të forcuar mbrojtjen e të dhënave dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave ( GDPR). Skandali i patronazhistëve, që në një farë mënyre krijoi një mundësi edhe për hackerat iranianë të penetrojnë duhet të ndërgjegjësojë Shqipërinë që të rregullojë dhe të përafrojë legjislacionin e saj me atë të BE-së. Sot, General Data Protection Regulation (GDPR) është një nga formatet më të mira dhe unë do të dëshiroja të shihja një orë e më parë përfarimin e legjislacionit për të dhënat personale në Komisionin e Integrimit Europian për të debatuar për të.
11. Ekonomia: ekonomia joformale mbetet e rëndësishme. Konsultimi publik mbetet i dobët, njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësi dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.
Prokurimet publike u dyfishuan në 9.4% të GDP në 2020 krahasuar me 2020.
Numri mesatar i ofertave për tender ishte 2.57 në 2020, krahasuar 2.37 në 2019 dhe 3.05 në 2018. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimit publik dhe koncesioneve, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. (pra, për Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Vlorës)
Mbetën të larta përdorimi i marrëveshjeve të drejtëpërdrejta 677 në 2020, krahasuar 627 në 2018 dhe rritje e vlerës në 216 milion euro në 2020, nga 86 milion në 2018.
12. Mjedisi: Rekomandimet nga EIA nuk zbatohen në mënyrë të rregullt. Këshillat e EIA për Aeroportin e Vlorës u kritikuan nga Shqoëria Civile pasi Agjencia e Mjedisit aprovoi ndërtimin e një aeroporti pasi ndërtimi kishte nisur pa u marrë miratimin më parë nga kjo agjenci. Publiku, pra qytetarët nuk merren fare në pyetje në lidhje me projektet e ndryshme. Ndërkohë që duhet të forcohet legjislacioni në lidhje me rkimet mjedisore. Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës në zonën e mbrojtur të Vjosë-Narta ka nisur në Dhjetor 2021 dhe është në kundërshti me legjislacionin Shqiptar dhe gjithashtu edhe me konventant ndërkombëtare që janë ratifikuar në Shqipëri. Pra kemi një dënim nga ana e BE të mënyrës se si është dhënë aeroporti i Vlorës dhe ku po ndërtohet, në një zonë të mbrojtur në kundërshtim me legjislacionin shqiptar dhe me konventat ndërkombëtare.
Ndërtimi i inceneratorëve në Tiranë ka një rrezik të lartë në terma të përputhjes me acquis të BE, duke përfshirë dhe hierarkinë e manaxhimit të mbetjeve dhe riciklimit. Për më shumë manaxhimi i politikave të mbetjeve të venit nuk ka synim të arrijë objektivat e BE 2030. Shqipëria duhet të promovojë ekonominë qarkulluese dhe duhet të incentivojë parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve.
Nuk ka kompromis për Amnistinë Fiskale dhe se vazhdimi në këtë udhë do të thotë largimi nga procesi i integrimit europian, pra më pak demokraci, më pak fonde nga BE dhe më pak zhvillim real për vendin. Njëkohësisht më shumë para të pista, sundim të gangokracisë dhe moralit të krimit. Zhbërje e barazisë dhe njëkohësisht edhe ndershmërisë së atyre që kanë paguar taksat për vite me radhë.
Po ashtu edhe pasaportat e arta, janë një metodë e pakontrolluar, sidomos në një qeveri që vidhen të dhënat lehtësisht, për ti dhënë pasaportë shqiptare individëve me të shkuar kriminale e jo vetëm.
Një mundësi për të treguar në vullnetin nëse Europën e kemi ambicie që e kemi të njëmendtë dhe jo retorikë boshe.
Thirrje që axhenda e Integrimit të rikthehet si prioritet absolut në nivel kombëtar.
Qeveria me fat që ka qytetarët dhe opozitën më pro-Europiane në rajon. Mosdëshirën e tij për punë të mira mos ta fshehë pas kërcënimeve boshe se jemi lodhur me Europën.
Problemi kryesor: media – pa progres, ligji për Amnistinë Fiskale, pasaportat e Arta, Politika e Vizave, Azilkërkuesit, prob qeverisja me adm te corganizuar, inoformalitet i larte i ekon, pastrimi i parave, korrupsioni prob serioz