28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Pagesat për inceneratorët/ Belinda :”Nuk i kemi shpikur ne inceneratorët, nëse do e kishim bërë ne, do kishim emër”

E pyetur për pagesat që vijojnë të bëhen për inceneratorët pavarësisht se pronarët e këtyretë fundit janë shpallur në kërkim, zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku tha se kjo ishte një çështje e drejtësisë dhe se qeveria nuk ndërhynte në këtë pjesë.

Më tej ajo tha se nxiste drejtësinë që çështja të zbardhej sa më shpejt të ishte e mundur.

“Sa i përket projekteve, drejtësia bën detyrën dhe në Shqipëri ka nga 2013 që drejtësia dhe qeveria i kanë rrugët e ndara. Ne nuk kemi ndërhyrë kurrë në rrugët e drejtësisë, madje e nxisim të marrë në shqyrtim ato dosje në dritëhije. Është çështje tjetër ajo e drejtësisë me inceneratorët. Ndërsa progreset e qeverisë Shqiptare për pastrimin në 9 vitet e fundit, janë të pakrahasueshme. Këto janë fakte të pamohueshme.

Nuk i kemi shpikur ne inceneratorët, nëse do e kishim bërë ne, do kishim emër. Nuk e di cilën preferoni ju fushën apokalipto në Durrës apo plehrat e inceneruara. Ne nxisim drejtësinë që çështja të marrë shpjegimin e duhur sa më shpejt”-tha Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...