28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Jemi në prag të një revolucioni të paparë të internetit”/ Berisha hap kanalin e tij në Tik Tok: “Të bashkojmë forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë”

Ish-kryeministrin Sali Berisha tashmë nuk do ta shohim aktiv vetëm në Facebook, por edhe në platformën tjetër të rrjeteve sociale, Tik Tok.

Kreu i PD-së, e nisi me një videomesazh për të gjithë të rinjtë, ndërsa lajmëroi se do të fillojë një dialog me ta, duke i ftuar që të bashkojnë forcat për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh, që vjen si pasojë qeverisjes së Edi Ramës.

Ai iu drejtua të rinjve, duke u shpreh se me energjitë e tyre “mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një “Silicon Valley” të Evropës dekadës që vjen”.

“Një përshëndetje nga kanali im Tik Tok. Jam entuziast se sot filloj një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Ka qenë një pasion dhe mbetet i imi teknologjia.

Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë të internetit. Sot të rinjtë shqiptare shkëlqejnë në kompani të mëdha. Kurse këtu, ai tjetri thotë punë ka, por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu  profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do përcaktojë objektiv kryesore të programit të saj, vendosjen të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptarë, me besimin e madh se ju të rinjtë e vendit do ta çoni para këtë revolucion dhe mendjen dhe energjitë tuaja mund të shndërroni Shqipërinë në një “Silicon Valley” të Evropës dekadës që vjen.

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo është largimi i kësaj qeveria e cila në vend të krijojë kushtet për ju, preferon t’ju përzejë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni. Ndaj ju ftoj të bashkojmë forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar këtu në Shqipëri të gjitha mundësinë që ju të ndryshoni kombin dhe vendi juaj”, shprehet Sali Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...