33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zbardhet dinamika e masakrës së Klosit: Si u shantazhua vajza e autorit, krimi ndodhi brenda 5 minutash

Më herët u zbulua, se vajza e autorit të vrasjes, Fiqiri Mjeshtrit ka pranuar se ka pasur njohje në rrjetet sociale dhe ka komunikuar me 17-vjeçarin, Renato Hasula për rreth dy muaj dhe më pas e ka ndërprerë.

Bëhet me dije se konflikti ishte rënduar 4 ditë më parë kur të miturës i është vjedhur instagrami dhe është kërcënuar se do t’i publikoheshin fotot e saj. Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar telefonin etë miturës për të siguruar prova të mëtejshme të kërcënimeve që i ishin bërë asaj.

E gjithë ngjarja ku mbetën të vdekur babë e bir, Ilir dhe Kenad Shira dhe u plagosën po ashtu babë e bir, Englantin dhe Renato Hasula, ku ky i fundit, mendohet të jetë shkaktar i gjithë konfliktit.

Fillimisht kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas Fiqiri Mjeshtri ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 6 herë ndaj viktimavedhe të plagosurve.

Dëshmitarët okularë thonë se ai është larguar drejt banesës së tij ku rreth 500 metra më tutje është gjetur i vdekur me plumb në kokë. Arma me të cilën ka vrarë veten është e njëjta me të cilën ka kryer edhe krimin e rëndë.

Sa i përket lirimit të dy vëllezërve të autorit, ata kanë deklaruar se nuk kishin pasur dijeni se vëllai i tyre kishte qenë i armatosur. Ai njihej si person i qetë në Klos, fillimisht kishte qenë emigrant në Angli dhe më pas kishte ardhur në vendin tonë ku ka nisur një biznes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...