14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Shëndeti i aparatit tretës, 7 zakone që t’i ktheni në rutinë, për të parandalua problemet e aparatit tretës

Shëndeti i aparatit tretës është thëlbësor për mirëqënien njerëzore dhe kujdesi për të do ju ndryshojë jetën. Humbja e peshës së tepërt, lëkura e pastër, sistemi nervor i shëndetshëm janë disa nga përfitimet më të mëdha.

Fillimisht duhet të dini se cilat janë disa nga pasojat që vijnë nga problemet shëndetësore të aparatit tretës:

Obeziteti
Ankthi
Depresioni
Aknet
Inflamacioni kronik
Sistemi imunitar i dobët
Sëmundjet kardiovaskulare

7 zakone që duhet t’ja kultivoni vetes e t’i ktheni në rutinë, për të përfituar çdo të mirë e për të parandaluar apo trajtuar problemet e lartpërmendura.

Përtypuni
Përtypja e ngadaltë ju ndihmon për një tretje më të mirë, ju ndihmon të hani më pak e të ngopeni më shpejt, frutat dhe perimet shijojnë më shumë, do të hani me kafshata më të vogla.

Relaksohuni
Ekziston një bosht që lidh shëndetin e aparatit tretës me shëndetin e trurit, do të thotë se marrëdhënia është e ndërsjelltë. Hani shëndetshëm dhe reduktoni stresin që të dyja këto sisteme të ndikojnë në mirëqënien e njëra tjetrës.

Lëvizni
Aktiviteti fizik ka një ndikim direkt mbi mikrobiomës e zorrëve dhe kjo është edhe më thelbësore se vetë dieta e shëndetshme. Nëse nuk gjeni kohë për t’u stërvitur, ecni sa më shumë!

Praktikoni agjërimin me ndërprerje
Duke praktikuar rregullin 16:8 (16 orë agjërim dhe 8 orë ushqim) e ndihmon aparatin tretës të rikuperohet. Duke shtuar diversitetin e baktereve të mira në mikrobiomë, e cila përmirëson shëndetin mendor, peshën dhe lëkurën.

Flini gjumë
Mos flini një javë rresht vetëm 6 orë! Gjumi është gjëja më e mirë që mund të bëni që trupi juaj (dhe aparati tretës) të shërohet dhe të marri veten nga të gjitha dëmtimet që ka marrë gjatë ditës. Mos e neglizhoni, pasi ai është çelësi i jetëgjatësisë.

Hidratohuni
Pini ujë, por jo vetëm pasi konsumi i ushqimeve dehidratuese mund t’ju çojë të gjithë mundin dëm. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji si frutat dhe perimet.

Zgjidhni dietën e duhur për trupin tuaj
Kur vjen puna tek tretja ajo që funksionon për dikë, nuk funksionon për dikë tjetër. Njihni më mirë trupin tuaj në mënyrë që t’i plotësoni nevojat që ka. Konsumi i prebiotikëve, probiotikëve dhe ushqimet e fermentuara janë çelësi i një aparati tretës të shëndetshëm.

Praktikojini këto zakone dhe jini të vetëdijshëm se si ushqimet e ndryshmë ndikojnë mbi trupin tuaj. Kur të kuptoni se diçka nuk funksionon për ju, nuk është nevoja që të vazhdoni ta konsumoni.

Konsumoni më shumë nga ushqimet që ju japin gjallëri! /AgroWeb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...