33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

BE:” Shqipëria duhet të tërhiqet nga të dy draftet,kjo lloj skeme do të vinte në pah edhe disa rreziqe”

Bashkimi Europian insiston se qeveria duhet të tërhiqet ndaj dy draftet, ai për dhënien e nënshtetësisë shqiptare investitorëve të huaj dhe amnistia fiskale.

Të dyja nismat kundërshtohen fort nga Brukseli dhe SHBA-të, ndërkohë që janë ende në fazën e konsultimeve dhe ndaj të cilave kërkohet kujdes nga ana e ndërkombëtarëve. Për përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Christiane Hohmann, rreziku i pastrimit të parave nga aktivitetet kriminale është i drejtpërdrejt dhe jo një hamendësim.

“Më lejoni të citoj atë që thotë raporti. Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe MoneyVal mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave. Mendimi i Komisionit është që miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE dhe MoneyVal mund të vërë në rrezik ecurinë në këtë fushë dhe fushën e pastrimit të parave”, theksoi Hohmann.

Në këtë aspekt, ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann, shprehet se skema e dhënies së nënshtetësisë, që deri para pak kohësh aplikohej edhe nga vendet e BE-së, këtyre shteteve u është kërkuar që të heqin dorë për shkak të rrezikut që paraqet situata aktuale duke marrë shkas edhe nga lufta ruse në Ukrainë.

“BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë. Por në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh kontekstin në të cilin jetojmë dhe agresionin rus kundër Ukrainës, kjo lloj skeme do të vinte në pah edhe disa rreziqe që janë shprehur qartë në raport. Pra, ju e dini që në mars të këtij viti KE u rekomandoi të gjitha shteteve anëtare që t’i jepnin fund skemave të nënshtetësisë së kësaj forme dhe ju po ashtu e dini që javën e shkuar një shtet anëtar u padit në Gjykatën e Drejtësisë së BEsë për shkelje të kësaj dispozite. Pra, KE është shumë i qartë dhe secili shtet duhet të vendosë se si do të ecë përpara me këtë çështje”, deklaroi Hohmann.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...