25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Zgjimi herët në mëngjes mund të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj, mësoni pse

Disa nga njerëzit më të famshëm në botë, jetojnë me besimin se të shkuarit herët në shtrat dhe zgjimi herët në mëngjes, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre dhe kjo sigurisht për më mirë.

Ju keni mundësi për të kryer më tepër gjëra pa u shpërqëndruar

Kur të gjithë janë zgjuar, jeta mund të jetë e mbushur plot me gjëra që ju shpërqëndrojnë. Një shembull mund të jenë fëmijët që kërkojnë vëmendjen tuaj, një telefonatë nga një kolege pune apo angazhime të tjera që duket se vijnë menjëherë dhe ju e gjeni veten duke u përpjekur të përfundoni shumë gjëra në pak kohë.

Zgjimi herët ju lejon të përfundoni punët tuaja duke i anashkaluar të gjitha këto. Kjo mund t’ju lejojë të keni një ndjesi më të madhe të arritjes. Studimet kanë treguar se ndjenja e realizimit të objektivave tuaja, qoftë edhe ato më të voglat, mund të kontribuojë në një ndjenjë mirëqenieje me kalimin e kohës.

Një potencial i shtuar për sukses

Të ndihesh mirë me veten natyrisht do ta bëjë rrugën drejt suksesit shumë më të lehtë. Por zgjimi herët luan një rol më të madh se kaq. Sipas disa hulumtimeve, njerëzit që zgjohen më herët priren të jenë më produktivë dhe e gjithë kjo mund të çojë në më shumë sukses.

Mund të shijoni qetësinë

Të ngrihesh herët gjithashtu të jep një paraqitje të shkurtër të botës që nuk e shihni zakonisht në një orar të mëvonshëm. Vesa herët në mëngjes, mjegulla mbi qytet ndërsa dielli lind, qetësia kur kaloni në një rrugë pa njerëz dhe makina. Ju mund të shijoni këtë ndjenjë të të pasurit të botës vetëm për veten tuaj, që është pa dyshim një përfitim i çmuar.

Megjithatë, nëse kjo nuk ju pëlqen, mos u zgjoni herët

Nëse ju nuk dëshironi të sakrifikoni gjumin tuaj dhe të zgjoheni herët, nuk keni përse ta detyroni veten me zor për të bërë të kundërtën. Dihet mirë se kjo mund të çojë në shtim në peshë, ankth, përqendrim të ulët, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

Bëni çmos për të gjetur ritmet natyrale të trupit tuaj për zgjimin dhe gjumin. Merrni kohën që ju duhet për të kuptuar se çfarë është më mirë për ju. Qëndroni të shëndetshëm dhe bëni atë që është më e mira për ju. /AgroWeb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...