25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Kombinimi i gabuar i darkës që shpesh bëjmë për të ndihmuar gjendjen e gjumit

Shumë njerëz kanë një “ilaç” të preferuar për çdo mbrëmje para se të flenë: një çaj i ngrohtë dekafeinato apo ndonjë suplement shtesë melatoninë. Por edhe lëngjet që përmbajnë qumësht dhe kanellë, po ashtu bëjnë pjesë te pijet e dashura për kohën para gjumit, sipas Joyce A. Walsleben dhe Rita Baron-Faust, autorë të “A Woman’s Guide to Sleep.” Megjithatë, ka disa kufizime që kanë të bëjnë me ndikimin që ka kjo përzierje e mbrëmjes për shumë njerëz. Siç dihet, qumështi ndihmon gjendjen e gjumit, por, sipas studimeve, kanella rrit më shumë vigjilencën sesa ul lodhjen.

Qumështi dhe gjumi

Qumështi është i përbërë nga një aminoacid, triptofan, i cili shton seratoninën në trup. Seratonina ndihmon në gjendjen e gjumit. Megjithatë, sipas një studimi të vitit 2003, publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, rezulton se ndërsa qumështi çliron tryptofan, ky i fundit mund të “pengohet” gjatë rrugës për t’i dhënë sinjalin trurin, nga proteinat e qumështit. Që tryptofani të jetë efektiv për të sjellë gjendjen e gjumit, duhet të shoqërohet me ushqime me pak proteina dhe me shumë karbohidrate.

Kanella dhe gjumi

Që nga viti 2011, nuk ka asnjë provë shkencore që kanella ndihmon për të sjellë gjendjen e gjumit. Megjithatë, aroma e kanellës, klinikisht është vërtetuar se rrit vigjilencën dhe ul tensionin, sidomos tek njerëzit që ngasin makinën, sipas një studimi të vitit 2009 në “North American Journal of Psychology.” Edhe pse ky studim rekomandon se kanella të qetëson më shumë kur i mban erë se sa kur e shijon, në të njëjtën kohë edhe tregon se është më mirë që ta shmangni qumështin me kanellë para se të flini, sepse në vend që t’ju vijë gjumi, do të ketë efekt të kundërt duke ju bërë më vigjilent.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...