27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Të rinjtë të mos ikin me gomone jashtë”/ Berisha nxjerr videomesazhin e pedagogut: “Kjo është përgjigja e merituar për arrogancën Edi Ramës”

Teksa nesër sindikata e Pedagogëve ka njoftuar një protestë kombëtare para Universitetit Politeknik, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky i fundit publikoi videomesazhin e pedagogut të Universitetit Bujqësor, Lush Susaj ku i bënte thirrje studentëve që t’i bashkohen protestës së nesërme.

“Nesër në orën 11 të gjitha universitete te Shqipërisë, Korçën, Elbasanin, Gjirokastrën, Shkodrën, Durrësin, të mblidhemi para Politeknikut për të protestuar jo për xhepin tonë, por për të shpëtuar arsimin dhe shkollën shqipe. Tmerri më i madh i armiqve dhe pedagogëve të Shqipërisë, është prosperimi i shkollës shqipe dhe i universiteteve. Ju bëjmë thirrje studentëve të Shqipërisë, që nëse e kanë llogaritur të jetojnë në këtë vend, t’i bashkohen protestës. Kjo protestë është për të rinjtë dhe jo ne 60-vjeçarët. Që ata mos të ikin me gomone jashtë, por të vijnë të mbarojnë universitetin, por të punojnë në shtetin e tyre.”, tha në mesazhin e tij pedagogu.

Ndërkohë, sipas Berishës kjo është përgjigja më e mirë për shantazhet dhe kërcënimet që iu bëhen pedagogëve nga ana e institucioneve qeveritare.

 

“Kjo është përgjigja e merituar për arrogancën, kërcënimet dhe cinizmin e Edi Ramës për kërkesat e drejta të Sindikatës së Universiteteve. Mbështetje totale kauzës së tyre të drejtë! sb”, shkruan Berisha.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...