33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha thirrje mjekëve dhe infermierëve të ngrihen në protesta: “Po e shohin sistemin të shkatërrohet para syve të tyre”

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje mjekëve dhe infermierëve të ngrihen në protesta kundër gjendjes së krijuar në sistemin shëndetësor.

Ai u shpreh se ata janë përgjegjës për situatën e krijuar në rast se nuk mobilizohen sa më parë.

“Ky kërcënon pedagogët. Kërcënon me mbyllje universitetet. Ju mbylla thotë po u futët në grevë. Ka çuar hordhitë për të bërë presione nga më të paligjshmit. Kulmon kur thotë do marr student nga jashtë sepse shqiptarët kanë mesatare të ulët. Nuk ka situatë më të vështirë se në universitetet tona. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve.

Kjo është e vërteta. Enver Hoxha këtë ka bërë të parën. Ky kërkon të largohen këto. Të marrin valixhet dhe të nisen sepse kudo ku shkojnë marrin një rrogë më të mirë se kaq.. Dje thoshte se Italisë i mungojnë 40 mijë mjekë. Italia është vend i dytë në botë mjekë për frymë popullate. Dhe do t’i shtojë si Gjermania. Sepse është faktuar se numri i mjekëve është përcaktues për trajtimin e qytetarëve.

E kemi lënë një mjek me 600 banorë me perspektivën për të shkuar në 300 banorë por kemi shkuar një mjek për 1100 banorë. Kina ka dy mjekë për 1000 banorë. Po e shkatërron sistemin e shëndetësisë përfundimisht. Bluzat e bardha kanë përgjegjësi për këtë situatë që po përjetohet. Po e shohin sistemi të shkatërrohet para syve të tyre. Duhet të ngrihen fuqishëm. Ne vitet e pandemisë ne arritëm në katër vende me vdekshmërinë më të larë në botë.

Vdekshmëria u diktua nga njerëz injorantë si ai dhe ministrja e tij që i lanë mjekët pa mbrojtje, pa maska. Duke përzier urgjencat dhe duke mos marrë masa për shkollat. Duke shndërruar në epideminë më vdekjeprurëse. Është koha që mjekë dhe infermierë të mobilizohen. Pse duhet të marrin 60% më pak se në Kosovë. A është kjo gjendja e Shqipërisë. Nuk është kurrë gjendja e Shqipërisë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...