31.1 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Amnistia fiskale/ Rama: “Nuk tërhiqemi, do të bëhet për të sjellë më shumë para shqiptarët këtu, për të bërë ça të duan me ato para legale”

Ndonëse ka pasur rezerva nga ana e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga nisma për amnistinë fiskale.

Gjatë një takimi në Gjirokastër, Rama tha se lekët e shqiptarëve që do të vijnë në Shqipëri, pasi janë para nga puna e ndershme.

“Ju nuk bëni dot amnisti fiskale se është për krimin? Po pse? Ata shqiptarë që janë jashtë, kriminelë janë? Sa kohë kanë punuar ata në të zeze, nëpër mandarinat dhe pjeshkë e grekëve? Sa kohë kanë mbledhur ata para, duke fjetur në pemë. Kam takuar nga ata që kanë fjetur në pemë. Ku i kanë çuar ato para? Një pjesë të madhe të parave i kanë kursyer këtu dhe një pjesë andej. Po ku i bënë këta që na tregojnë ne se u bënë qibar i bardh, kush e shpiku punën e zezë? Punën e tyre të zezë s’mund ta legalizojnë. Do ju nxihet jeta sa herë që duan të blejnë një shtëpi këtu apo të bëjnë një biznes, se ju shkon prokurori dhe i pyet; ku i gjete lekët? E kemi parë në anketimet që kemi bërë dhe këshillimin Kombëtar. Morën pjesë 500 mijë njerëz. Nuk kishte zot dhe adresa që t’i kapnin patronazhistës. Patronazhistët do i kapin, çfarë idiotësh. Do e bëjmë dhe do e bëjmë në bashkëpunim me partnerët tanë. Njëri na tha; bëjeni por jo për ata që punojnë te ne. Paratë do i sjellin këtu se janë shqiptarë. Nëse këtë do ta kishim shpikur ne, atëherë dakord. Këtë e bën Italia rregullisht. Të gjithë ato vendet e Europës, e bëjnë shtete të Amerikës. Pse mos ta bëjmë ne? Ne do bëjmë draftin, do kërkojmë vota. Shpresoj që të ketë njerëz normal që ta pranojnë këtë. Amnistia është për të gjithë, as për demokratët dhe socialistët. Do të bëhet për të sjellë më shumë para shqiptarët këtu për të bërë ça të duan me ato para legale, në pronën e tyre, në vendin e tyre. Sot ky është fakt. Kush merret me agroturizëm do fitojë më shumë.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...