14.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Tregtonin mish e vezë jashtë standardeve, gjobiten 6 subjekte në Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 6 njësi të tregtimit të produkteve të mishit, ku janë konstatuar mungesë të sigurisë ushqimore.

Mësohet se janë vendosur 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe janë bllokuar sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

NJOFTIMI I AKU
Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ka konstatuar disa subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.
Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se do të vijojë me monitorime dhe kontrolle në të gjthë vendin në zbatim të ligjit për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit.

KORÇË, AKU GODET 6 ABUZUES ME PRODUKTET VEZË DHE MISH PULE

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...