33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Keqtrajtimi i të miturve në Shtëpinë e Fëmijës/ Reagon Bashkia Sarandë: “Konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim”

Bashkia e Sarandës ka reaguar lidhur me denoncimin për dhunën në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Sipas bashkisë, Institucioni i Shtëpisë së Fëmijës, kundërshton akuzën dhe deklaron se nuk ka pasur dhunë, po ashtu shton se autoritetet po monitorojnë Shtëpinë e Fëmijës.

“Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona.

Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur. Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit  të moshës, pasi në Shtëpinë e Femijëve Sarandë akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç.”, thuhet më tej në njoftim.

REAGIM I BASHKISË SARANDË:

 

 

Lidhur me problematikën e trajtuar në emisionin Stop në TV Klan, ku shfaqej një fëmijë, i cili është rezident në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës “V.Pulla”Sarandë dhe bënte fjalë për keqtrajtime në këtë institucion, sqarojmë se:

Nga institucioni i Shtëpisë së Fëmijës konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim. Ndërkohë, edhe nga verifikimi i i bërë nga grupi, që në vijimësi monitoron këtë institucion, ka rezultuar ngjarja e pretenduar e pandodhur dhe denoncimi i pavërtetë. Edhe në Komisariatin e Policisë nga vetë fëmija është konfirnuar mosushtrimi i dhunës nga edukatoret. Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona.

Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur. Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit  të moshës, pasi në Shtëpinë e Femijëve Sarandë akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç.

Bashkia Sarande

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...