28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha akuzon qeverinë Rama se ka nisur “vjedhjen” e votave për zgjedhjet e ardhshme lokale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka nisur “vjedhjen” e votave për zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, Berisha u shpreh se mazhoranca ka nisur mbledhjen e certifikatave të qytetarëve në mënyrë që të sigurojnë votat.

Berisha tha opozita nuk do të bojkotojë asnjë zgjedhje, përkundrazi do t’i japë përgjigjen më “ekzemplare” qeverisë së Edi Ramës.

Berisha: Rama ka bërë taksën e re gati për ta vendosur në 1 janar. Të dalë dhe të matet me ne në rrugë dhe në sheshe. Do të ketë një përballje të fortë. U vendos profesioneve të lira taksën 23%. Është shkatërrim i shoqërisë, ata janë shtresa e mesme. Nuk ka të ndalur ky. Duhet ta ndalim. Ndaj dhe të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të forumit. Jemi përpara zgjedhjeve tashmë. Unë kam marrë informacion se po mbledhin që tani certifikatat. Do ta paguash aq shtrentjë nëse prek votën. Ne po votojmë vetë, por do u kthejmë shqiptarëve votën. Nëse ky armik, mendon të vjedhë votën, nuk e di se çfarë do ta presë të nesërmen.

Do i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinoj. Nuk jemi që mund të na marrë përpara, të na i marrë votat duke i blerë me karta identiteti apo me patronazhistë. Nuk mund të ketë mëdyshje. Ne marrim pjesë padiskutim në zgjedhje. Nuk bojkotojmë. Do përgatisim strukturat tona, mbështetësit tanë, anëtarësinë tonë për të rikthyer votën tek shqiptarët. Ne do shpërbëhemi si komb nëse nuk garantojmë votën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...