23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha për ngjarjen tronditëse në Tiranë: Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurtit. Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit digjital, i cili pretendon se efektivët e kanë dhunuar të riun dhe në momentin që ai ka humbur ndjenjat, efektivët nuk kanë marrë mundimin të lajmërojnë ambulancën. Sipas denoncimit, të cilit Berisha i referohet, thuhet se i riu është dërguar pa shenja jete në spital.

Postimi i Berishës:

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...