16.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Shehu: “Fjalimi i Ramës në KiE, pocaqi”/ Nis me debate seanca e sotme, Balla: “Po bëjmë një punë për të pastruar atë që keni bërë ju”

Parlamenti ka nisur seancën e sotme me debate mes deputetit të PD-së Tritan Shehu dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku në fokus ishte fjalimi i kryeministrit Edi Rama në KiE.

Shehu e cilësoi ‘fjalim pocaqi’ që sipas tij më shumë e dëmton Kosovën. “”Të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Ju nuk e përmendet materialet që janë depozituar. Keni frikë nga një diskutim i tillë. Tashmë është i domosdoshëm dy diskutim. Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë”, tha Shehu

Ndërsa Taulant Balla i kërkoi ta tërheqë mbrapsht deklaratën.

“E para tërhiqe mbrapsht atë për sipas teje fjalimin pocaqi. Kush është fjalimi pocaqi, që të zhbëjmë atë që keni bërë ju me Sali Berishën nga 2008. Në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse nga 2008. Është për fajin tuaj Tritan, që në 2008 kur Kovaçev, kryetar i delegacionit rus të partisë së Putinit ka depozituar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Martyt ju e votuat.
Turp nuk keni?! Si keni guxim?! PD bashkë me partinë e Metës në 25 janar 2011 keni shkuar dhe keni votuar një rezolutë, e turpshme. Nuk ka miratuar kurrë një institucion ndërkombëtar si ajo rezolutë.
As te filmat, te kanali i filmave thriller nuk ekziston. Si ka mundësi Tritan. Duhet ta dish se Kuvendi nuk ka asnjë detyrë tjetër, sesa të zhbëjë atë tradhti që ke bërë ti, se ti ishte deri në vitin 2009 se të hoqën, ishte Saliu, zgjoje nga gjumi e të tregojë se një rezolutë nuk është kundërshtuar nga ju dhe është votuar.

 

 

Ne si Kuvend, kryeministri e Qeveria po bëjnë punën e tyre. Shqipëria nuk është vend i dorës së dytë më, po bëjmë një punë për të pastruar atë që keni bërë ju. Lufta e Kosovës është një luftë e pastër dhe për liri, ndaj e them troç nga Kuvendi, rroftë UÇK”, tha Balla.

Tritan Shehu reagoi sërish duke thënë se deputetët nuk po lejohen të flasin.

“Nuk mund të fshihet mjegullnaja, a t’i hapim kartat po, po nëse ne bllokojmë diskutimin. Çfarë do argumentojmë, se është frika se na zemërohet Vuçiç nëse ne ngremë çështjen e genocidit serb në Kosovë. U ndalua në mënyrë më arbitrare. Fjala që tha Balla, ishte pa përmbajtje. Nuk shprehu asgjë për rregulloren, të gjithë deputetët këtu nuk po lenë që të flasin. Hajde ta diskutojmë, debati është i gjatë. Vetëm debati mund ta bëjë këtë”, tha Shehu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...