6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Sulmet ajrore ruse/ Ukraina kufizon konsumin e energjisë elektrike pas dëmeve që i janë shkaktuar infrastrukturës

Ukraina është duke kufizuar konsumin e energjisë elektrike më 20 tetor, pas dëmeve që i janë shkaktuar infrastrukturës së saj, si pasojë e sulmeve të reja ajrore ruse. Kjo është hera e parë që Ukraina merr një vendim të tillë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Në sulmin e fundit rus është dëmtuar një objekt energjetik në rajonin Dnjipropetrovsk, ka thënë udhëheqësi i administratës rajonale, Valentyn Reznichenko, më 20 tetor.

Për sulme ajrore është raportuar edhe në infrastrukturën e qytetit Burshtin në perëndim të Ukrainës, kanë thënë autoritetet. “Rajoni ynë është përballur me raketa sot. Është goditur centrali në Burshtin, duke shkaktuar zjarr”, ka thënë, Svitlana Onyshchuk, guvernatore e rajoni Ivano-Frankvisk, përmes një deklarate. Stacioni në Burshtin furnizon me energji tri rajone perëndimore, apo rreth 5 milionë konsumatorë.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se furnizimet me rrymë do të jenë të kufizuara nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 23:00. Kompania ukrainase e rrjetit energjetik, Ukrenergo, u ka bërë thirrje banorëve që të “mbushin të gjitha bateritë” para nisjes së kufizimeve, duke paralajmëruar edhe për ndërprerje totale të energjisë, nëse nuk kursehet rryma.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që në mot të ftohtë të kërkojmë ndihmën tuaj edhe më shpesh”, ka thënë Ukrenergo, duke iu referuar kufizimeve të 20 tetorit. Ukrenergo u ka kërkuar ukrainasve që të sigurojnë rezerva të ujit dhe të sigurohen se kanë “çorape dhe batanije të nxehta, por edhe përqafime nga familja dhe miqtë”.

Kompania u ka bërë thirrje banorëve të Ukrainës që të sigurohen se kanë bateritë e mbushura në telefonat e tyre dhe pajisjet tjera. “Ka dëme të reja në infrastrukturën kritike. Tri objekte të energjisë janë shkatërruar nga armiku”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në orët e vona të së mërkurës.

“Ne vlerësojmë se terrori rus do të drejtohet te objektet e energjisë derisa me ndihmën e partnerëve të mund të rrëzojmë 100 për qind të raketave dhe dronëve”, ka thënë Zelensky. Ai pritet të kërkojë nga liderët e Bashkimit Evropian për më shumë ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë pajisje të energjisë, dhe financim afatgjatë për rindërtim. Oleksandr Kharchenko, këshilltar në Ministrinë e Energjisë, ka thënë më 19 tetor se do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Fatkeqësisht, sipas të dhënave të reja, rreth 40 për qind e infrastrukturës totale është dëmtuar seriozisht. Riparimet janë duke vazhduar, mirëpo sot dhe nesër pritet të këtë ndërprerje”, ka thënë Kharchenko për një televizion ukrainas. Trupat ruse kanë zgjeruar sulmet në objektet ukrainase të energjisë, prej 10 tetorit. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet e javës së kaluar kanë qenë hakmarrje për bombardimin e Urës së Krimesë – e vetmja që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë.

Putin e ka akuzuar Ukrainën për këtë sulm, mirëpo Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë. Moska e ka aneksuar Krimenë më 2014. Javën e kaluar, Putin ka thënë se nuk ka më nevojë për sulme të shkallës së gjerë në Ukrainë.

Sipas tij, shumica e shënjestrave janë shkatërruar dhe se qëllimi i tij nuk është që të shkatërrojë Ukrainën. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi i Shkurtit 2026: Hëna e plotë dhe Mërkuri në prapavijë sjellin pasion, zhbirime...

0
Ky muaj do të karakterizohet nga lëvizje planetare intensive, përfshirë hënën e plotë më 1 shkurt dhe periudhën e parë të Mërkurit në prapavijë,...

Shkenca sfidon mitin: Migrena nuk është thjesht dhimbje koke, por një paralajmërim neurologjik

0
Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj...

Varka turistike mbytet në Ksamil, dyshohet për akt të qëllimshëm

0
Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e...

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione...

0
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti...

Prokuroria nis hetimin për shpërthimin në fabrikën Violanta: Pesë punonjës humbën jetën, shqyrtohen përgjegjësitë...

0
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak pas shpërthimit tragjik në fabrikën e biskotave Violanta, ku humbën jetën pesë punonjës. Hetimi synon të përcaktojë nëse...