35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha akuza qeverisë: Marrin avionin taksi 15 mijë euro, se paguajnë shoferin më shumë se rektorin në Universitet

Kreu i PD Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit mbështeti protestën e pedagogëve teksa vijoi akuzat ndaj qeverisë.

Berisha tha se qeveria harxhon me mijëra euro për shërbime luksi ndaj edhe nuk rriten pagat e pedagogëve.

Berisha: Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politik, bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetri e ka shndërruar SKAP-in në një vegël të partisë, vërsulen dhe i vënë shiritin Agron Shehajt pa asnjë dokument, pa çka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga. Është trashëgimtar i së keqes ky, s’ka norma, s’ka moral s’ka ligj.

Isha në Gjirokastër më tha pedagogia marr 600 euro në Kosovë marrin 1200, pse më të varfër jemi ne se Kosova. Po këta ja kërcasin biftekut 1 mijë euro, marrin avionin taksi 15 mijë euro, se paguajnë shoferin më shumë se rektorin në Universitet, se i marin universiteteve 700 milionë lekë duke kundërshtuar autonominë.

Prandaj pedagogët dalin, ajka e vendit, njëri prej tyre ka tru më shumë se këta pas shpinës time që dalin dhe çuçurrisin sa herë dal unë këtu. Çfarë ka ky me kombin shqiptar është e vështirë ta marrësh vesh, por antishqiptar si ky nuk ka patur në 110 vitet e shtetit shqiptar. Ia ndërpreu 8 vite doktoraturat dhe duhet të jesh injorant që të marrësh një vendim të tillë.

A mund të jetojë universiteti pa kërkim shkencor, universiteti thahet, ia dha universiteteve private që i çonin para. Hajde të bëjmë vetingu tregu pak si i ke marrë ato 5 mijë hektarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...