33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Agron Shehaj denoncon qeverinë:”Policia më ka mbyllur biznesin dhe ka sekuestruar ambientet pa urdhër nga prokuroria”

Deputeti demokrat Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvend ka bërë me dije se policia ka mbyllur biznesin dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën.

Fjala e plotë:

Jam menduar gjatë, nëse duhet të perdorja këtë sallë për të denoncuar një akt të pashembullt, në një shtet demokratik dhe kandidat për anëtarsim në Bashkimin Evropian, përdorimin e shtetit dhe policisë për të sulmuar një kundërshtar politik.

Por vendosa se po, sepse është pikërisht kjo sallë shkaku i sulmit. Gjithçka ka nisur nga këtu, nga denoncimet që unë kam bërë nga kjo foltore, për aferat e kësaj qeverie dhe ministrave të saj.

Këto foto tregojnë Policinë e Shtetit brenda ambienteve të biznesit tim.

Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush.

Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor.

Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujdo që tenton të ngrejë zërin.

Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë.

Policia ka vendosur shiritin dhe nuk lejon asnjë të hyjë, dhe nuk ka dhënë asnjë shkresë apo arsye për bllokimin e biznesit dhe të ambjenteve.

Përfaqësuesi i kompanisë ka bërë kërkesë në Polici për t’u njohur me aktin e bllokimit të biznesit por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pasi nuk është marrë asnjë përgjigje nga Policia, i është bërë një kërkesë Prokurorisë për të marrë informacione rreth bllokimit të biznesit dhe kjo është përgjigja e Prokurorisë.

Në lidhje me kërkesën për informacion mbi sekuestron e ambienteve ku ushtrohet aktiviteti, Prokuroria thotë tekstualisht:

“ne aktet e referuara në Prokurori nga policia nuk ndodhen akte proceduriale që lidhen me sekuestrimin e objektit, si dhe nuk janë nxjerrë akte të kësaj natyre proceduriale nga ana e organit të Prokurorisë”.

Me pak fjalë, Prokuroria thotë që nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe që në Prokurori nuk është referuar nga policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.

Me një pretekts banal, ju mbyllni një biznes me qindra të rinj të punësuar, dhe kjo tregon qartë se ju nuk e keni idenë se cfare do te thote te besh biznes te ndershëm. Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica dhe se çfarë përkushtimi i duhet nje biznesi per te mbijetuar ne treg dhe per tu zhvilluar.

Sepse ju biznes quani vetëm marrjen e parave publike permes tenderave qe shperndani tek familjarët dhe ortakët tuaj. Per ju biznes eshte e barabarte me afere. Ju quani biznesmene kushërinjtë dhe te afermit tuaj investitorë strategjikë, qe marrin prone publike dhe pastrojne parate e korrupsionit.

Ky është koncepti juaj i biznesit dhe nuk ka lidhje me biznesin e vërtetë. Biznesi i vërtetë bëhet me djersë dhe përkushtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...