12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Emrat/ Partia e Lirisë publikon rezultatet fituese për kryesinë e re të partisë

Partia e Lirisë ka publikuar rezultatet fituese për kryesinë e re të partisë. Me anë të një deklarate për mediat, Silva Caka tregoi emrat e kësaj përbërjeje, ku e para në listë është renditur Monika Kryemadhi, e ndjekur më pas nga figura të njohura të PL-së.

Ilir Meta është konfirmuar në kryer të Partisë, kjo një gjë e pritur pasi nuk kishte kandidat tjetër në garë për këtë post.

Në postin e zëvendëskryetarit është shpallur fitues Agim Nesho, i cili ka një karrierë të spikatur në fushën e diplomacisë. Po ashtu PL-ja do ketë katër nënkryetarë, si Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endri Braimallri dhe Floida Kërpaçi.

Deklarata e plotë e Silva Cakës:

Siç e keni ndjekur, dje u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë e cila në bazë të detyrimeve stature kishte përgjegjësinë për të zgjedhur strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, të cilat janë përkatësisht.
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë.
Kryesia u vendos të përbëhet nga 25 anëtarë duke respektuar detyrimet statutore për përfaqësimin e barabartë gjinor.
Komisioni i Zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave shpall sot përbërjen e kryesisë dhe funksioneve drejtuese të tjera, respektivisht si më poshtë.
Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë është zoti Tedi Blushi
Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, është zoti Agim Nesho
Nënkryetarët e Partisë së Lirisë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë:
Monika Kryemadhi
Agim Nesho
Elona Guri
Erisa Xhixho
Endrit Braimllari
Silva Caka
Eriona Bixha
Petrit Vasili
Ana Hazizaj
Edmond Panariti
Agron Çela
Tedi Blushi
Ardit Cela
Brunilda Paskali
Kejdi Mehmetaj
Nora Malaj
Genci Gjokutaj
Petraq Milo
Miranda Rira
Kristian Kina
Klevi Pojana
Aurela Agalliu
Dhe njëkohësisht edhe tre anëtarë të cilët për shkak të funksioneve që mbajnë në Partinë e Lirisë janë pa votim konkretikisht: Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...