23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kriza energjitike/ Ursula von der Leyen: “Komisioni do japë një paketë të kosniderueshme prej 1 miliardë eurosh për rajonin”

Nga Janari i vitit 2023 qeveria shqiptare do të ketë në dispozicion para ndihmë nga Komisioni Evropian për të ndihmuar të mbështesin familjet e bizneset në nevojë në lidhje me krizën energjitike.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen bëri me dije sot se KE ka vendosur të japë një paketë 1 miliardë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe Shqipëria, të ndarë në dy pjesë.

“Shqipëria do jetë në pjesën drejtuese për vitin tjetër dhe procesi i Berlinit do mbetet në duar të mira. Një drejtim pune është procesi i zgjerimit ku kemi bërë ecuri të mirë dhe komisioni e ka vendosur sërish në tryezë atë dhe kemi çelur rrugën për hapjen e rrugës për zgjerimin. Kemi një plan të konsiderueshëm prej 30 miliardësh investime në rajon, po ashtu këtë vit zhvilluam konferencën e parë ndërqevertare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. I dashur Edi Rama ky është një sukses. Drejtimi i dytë është procesi i Berlinit, po përballemi me shumë sfida, pikë së pari më pushtimin rus të Ukrainës, jemi të vendosur të rezistojmë. Në këtë sfond ne kemi diskutuar pasojat e luftës mbi energjinë dhe siç tha kancelari jemi të bashkuar sa i përket asnjëanësisë klimatike deri në vitin 2030.

Jemi në një komunitet energjitik dhe në një periudhë afatshkurtër duhet të diversifikojmë burimet e energjisë. Kam kënaqësinë t deklaroj se komisioni do japë një paketë të kosniderueshme prej 1 miliardë eurosh për rajonin, pjesa e parë 500 mln eurosh është e dhënë në grante për 6 vendet e rajonit që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, do miratohet ë dhjetor he do vendoset në janar. Pjesa e dytë do tu kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, me fokus te gazi dhe energjia e ripërtëritshme. Ne ftojmë që anëtarët e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me ne që të jemi krahë njëri-tjetrit.

Liria e lëvizjes është kyç për të dyja palët. Ka të bëjë me njerëzit qofshin studentë apo profesionistë. Marrëveshja është e rëndësishme për 18 mln njerëz që të lëvizin lirisht në rajon. Qoftë për doktorë , dentistë, të gjitha do të njihen në Ballkanin Perëndimor edhe kartat e identitetit do të njihen në çdo kufi dhe kështu do të forcohen lidhjet e rajonit.”, tha von der Leyen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...