10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Rama: “Ne e ndiejmë që nuk jemi lënë mënjanë që nuk jemi të vetëm në krizën ekonomike”

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berlini se Shqipëria dhe rajoni nuk janë vetëm në krizën energjitike që ka prekur Evropën pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp më kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Rama nënvizoi ndihmën e rëndësishme që KE i dhe rajonit për të menazhuar krizën e enrgjisë.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit ka sjellë më shumë paqe në rajon përmes iniciimit të bashkëpunimit midis shteteve.

“Në fund fare është gjithmonë historia e vjetër që është në zemër të Bashkimit Evropian, që harmionizimi dhe bashkëpunimi sjellin paqe. Më duhet të them që ishim shumë të kënaqur që ishim këtu në Berlin, 8-vite pasi nisi Procesi i Berlinit në këtë ndërtesë. Angela Merkel pati të drejtë se nëse sot kemi një rajon të bashkuar në një moment të vështirë për të gjithë botën, sekreti publik është Procesi i Berlinit. Kur u mblodhëm këtu nuk ishim takuar në atë mënyrë prej shekujsh. Doja të falënderoja kancelarin Scholz për mikpritjen dhe bukën e shkëlqyer gjermane dhe që i besoi Shqipërisë që të mirëpres Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Ne e ndiejmë që nuk jemi lënë mënjanë që nuk jemi të vetëm në krizën ekonomike pasi pak ditë më parë Ursula zhvilloi një tur në rajon, por nuk solli vetëm fjalë të bukura por dhe një mbështetje financiare që nuk është e fundit.

Po shohim një ndërlidhje në rajon, e cila nuk lidhet me ndërlidhjen e rrugëve, por lidhet me ndërlidhjen e rajonit me Evropën dhe Evropës me rajonin”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...