15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Proçesi i Berlinit me tre marrveshje të suksesshme, fitore afrimi i Kosovës dhe Serbisë

Me tri marrëveshje për mobilitetin Procesi i Berlinit ka arritur një sukses në bisedime për vendet e Ballkanit Perëndimor. Një fitore edhe për afrimin mes Serbisë dhe Kosovës, mendon Adelheid Feilcke.

Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të lartë, sepse në zonën kufitare kosovaro-serbe janë parë gjoja dronë mbi komplekset ushtarake.

Dhe kjo në momentin, që Kosova qëndron kokëfortë në grindjen lidhur me zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të targave të automjeteve.

Këto tema dominojnë median serbe, ndërkohë që ato pak vëmendje i kushtojnë sensasionit të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe.

Historia me dronët largon vëmendjen nga Berlini, ku të enjten u hodhën hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal dhe çtensionimit, të cilët do të mundësojnë lëvizjen në tërë rajonin dhe një bashkëpunim më të ngushtë.

Diplomatët gjermanë dhe partnerët e tyre evropianë kanë realizuar një arritje të vërtetë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të njohin në të ardhmen kartat e identitetit dhe diplomat e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale të vendeve fqinje. Tri marrëveshjet mundësojnë indirekt edhe normalizimin mes dy fqinjëve Serbisë dhe Kosovës.

Dhe kjo duke pasur parasysh që qeveria e Serbisë ende zyrtarisht e refuzon në mënyrë kategorike njohjen e Kosovës. Këto marrëveshje me të drejtë mund të kuptohen si piketa të rëndësishme në rrugën drejt integrimit rajonal, planeve për zhvillimin e tregut të brendshëm dhe afrimit me BE-në, sepse lehtësojnë bashkëpunimin në shumë nivele dhe mundësojnë lirinë e lëvizjes brenda Ballkanit Perëndimor.

Adelheid Feilcke, drejtore e departamentit Europa të Deutsche Welle-s
Beogradi lëviz, por edhe Bosnje-Hercegovina

Sidomos Serbia është larguar për fat të mirë ndjeshëm nga bllokada e saj e mëparshme, pasi ky vend njeh tani edhe dokumentet e Kosovës.

Ky është për qindra mijëra njerëz të këtij rajoni një hap i rëndësishëm në pranimin e ndërsjelltë të shteteve. Krahas këtij normalizimi të rëndësishëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, marrëveshjet mundësojnë edhe një ecje përpara ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.

Sepse edhe Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur ende Kosovën nën presionin e serbëve të Bosnjës. Më në fund tani njerëzit mund të udhëtojnë pa vizë ndërmjet dy vendeve!

Fitues të këtij suksesi negociator gjerman dhe evropian janë në radhë të parë njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë të lëvizin të lirë dhe të kontribuojnë kështu edhe në transferimin e dijeve, sepse tanimë kualifikimet e tyre pranohen nga vendet fqinje.

Mijëra e mijëra pjesëtarë të pakicave do të përfitojnë prej kësaj dhe do të kontribuojnë që të jetohet një diversitet dhe larmi e re dhe do ndihmojnë që të reduktohet diskriminimi etnik. Fitues në një periudhë afatmesme do të dalë edhe i tërë rajoni, pasi këto marrëveshje lëvizshmërie mund të lehtësojnë planet për tregun e brendshëm dhe do t‘i japin krahë zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.

Sukses i “Procesit të Berlinit”

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të mobilitetit mes vendeve të Ballkanit Perendimor sukses i diplomacisë që i jep impuls gjallërimi Procesit të BerlinitNënshkrimi i tri marrëveshjeve të mobilitetit mes vendeve të Ballkanit Perendimor sukses i diplomacisë që i jep impuls gjallërimi Procesit të Berlinit
Sigurisht që thellimi i planifikuar i bashkëpunimit në sektorin energjetik do ta fuqizojë më tej rajonin me shpresën se do të ndihmojë në reduktimin e „largimit të trurit”. E fundit por jo më pak e rëndësishmja është se procesi i Berlinit me këto marrëveshje u rikthye si urë diplomatike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Me ketë hap qeveria aktuale gjermane e përqafoi me sukses këtë projekt të dikurshëm të Merkelit dhe u dha shteteve të Ballkanit Perëndimor një dëshmi të qartë se mbështet intensivisht anëtarësimin në BE të të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është më urgjente se kurrë duke marrë parasysh rritjen e ndikimit rus në rajon.

Natyrisht rreth samitit pati lloj-lloj mjegullimesh diplomatike, të cilat ashtu si dronët misteriozë, synojnë të largojnë vëmendjen nga kjo arritje.

Mbetet të shpresojmë që dronët të zhduken në mënyrë po aq misterioze sa edhe u shfaqën dhe që tensionet në kufi së shpejti të zbuten, në mënyrë që njerëzit më në fund të mund të lëvizin lirshëm dhe rajoni të përfitojë nga aftësitë e njerëzve të tij në njërën dhe në tjetrën anë të kufijve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...