33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Në garë për primaret në PD/ Mjeku Ilir Alimehmeti i tregon disa nga gjërat që ai nuk është i gatshëm t’i bëjë gjatë fushatës

Mjeku Ilir Alimehmeti i cili është në garë për primaret në PD, pasi synon drejtimin e Bashkisë së Tiranës, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka treguar disa nga gjërat që ai nuk është i gatshëm t’i bëjë gjatë fushatës.

Mjeku thotë se nuk do i përdorë fëmijët për fushatë, apo të organizojë takime me regji, ku njerëzit e lavdërojnë.

Postimi: 

Mos prit që unë…..
I gjendur zyrtarisht para një gare për primaret në Partinë Demokratike si kandidat i mundshëm i frontit opozitar në zgjedhjet lokale, jam përballur shpesh me pyetjen;
Çfarë pritet nga ti?!
Kam vendosur t’i përgjigjem të kundërtës së kësaj pyetjeje:
“Çfarë nuk pritet nga unë” dhe për ty banor i Tiranës kam këtë përgjigje;
Mos prit që unë të konsultohem me një këshilltar për ngjyrën e xhaketës sime apo të këpucëve të mia.
Besimi nuk fitohet me panair veshjesh, por me panair mendimesh.
Mos prit që të të puth apo të të përqafoj teksa fotografohemi nga një fotograf profesionist,i pajtuar nga unë në kohë fushate. Jo, as nuk do të të puth dhe as nuk do të përfaqoj.
Do vij të takohem me ty dhe jo të fotografohem me ty.
Do vij të flas me ty dhe jo të fotografohem me ty.
Biseda nuk është album fotografish, por album shqetësimesh që ti ke për qytetin.
Do të jem dëgjuesi yt dhe jo përqafuesi apo puthësi yt hipokrit.
Mos prit që të takoj fëmijën tënd dhe ta marr në krahë dhe ta përdor për të ndërtuar sloganin -Do ta bëjmë për fëmijët tanë-.
Jo nuk dua të takoj fëmijën tënd.
Dua të takoj ty prind.
Në radhë të parë Tirana duhet shëruar për prindërit e pastaj për fëmijët, pasi një prind i qetë mundëson një ambient të qetë familjar.
Një prind në ankth përcjell veç ankth.
Mos prit nga unë ” rastësi” të stisura me regji qëndrore ku njerëzit më thurin vargje dhe poezi.
Dëshiroj që njerëzit të më shohin si një individ që e do qytetin e tij dhe ka vullnetin dhe energjinë për të punuar për të.
Këto janë gjërat thelbësore të cilat nuk duhet t’i presësh nga unë.
Herën tjetër do të përgjigjem për gjërat që mund t’i presësh nga unë.
Sinqerisht yti
Ilir Alimehmeti

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...