25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Lëngu i panxharit që detoksikon mëlçinë dhe zorrën e trashë, ja si ta përgatisni

Panxhari, i njohur ndyshe si burimi i energjisë, falë përbërësve që luftojnë qelizat kanceroze dhe ripërtërijnë ato të rejat, duket se është ndër perimet më të rëndëishme të piramidës ushqimore. Ngjyrën karakteristike të kuqe e ka falë antioksidanteve të fuqishëm të njohur me emrin betacianine, të cilët reduktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit etj. Antioksidantët të cilët gjenden me shumicë tek panxhari, parandalojnë sëmundje të ndryshme dhe plakjen e parakohshme. Panxhari është burim shumë i mirë i vitaminave të ndryshme dhe elementëve si mangani, triptofani, nitrate etj.

Këto të fundit shndërrohen në oksidin e nitratit i cili kontibuon në shëndetine zemrës dhe qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut. Hulumtimet e kryera së fundmi tregojnë se lëngu i panxharit mund të mbajë tensionin e gjakut nën kontroll. Panxhari ka gjithashtu fuqinë të pastrojë organzimin nga substancat toksike e në rolin e detoksifikuesit, panxhari ripërterin organizmin ne nivel qelizor.  Ndër të tjera pastron traktin tretës dhe mëlçinë, motorrin e organizmit të njeriut.

Receta e lëngut të panxharit për pastrimin e mëlçisë dhe zorrës së trashë

Përbërësit: 6 gjethe kale, 3 karota , 2 mollë të kuqe, 1 panxhar, 1 limon dhe rreth 1 cm rrënjë xhinxheri.

Përgatitja: Mbush blenderin me 1-2 gota ujë. Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini.  Kullojeni në një sitë të imët dhe lëngu pa asnjë mbetje tuli është gati për t’u konsumuar. Mund ta ruani në frigorifer në shishe qelqi për ta pirë gjatë ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...