25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Deklarata e Alibeajt për Primaret/ Berisha: “Do të mirëprisja kërkesën se si të bëjmë votën më transparente, por jo si të zëvendësojmë me poll-in”

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha sot në konferencën e përjavshme për mediat se nuk është kundër sondazheve, por se ato nuk mund të zëvendësojnë votimet.

Ai foli kështu për deklaratën e Enkelejd Alibeaj, grupi i të cilit kërkoi që kandidatët të zgjidheshin përmes sondazheve dhe votimeve.

Berisha deklaroi më tej se të marrësh përsipër të sondosh për kandidatët në mbarë vendin si standard, duhet së paku të bësh gati 800 mijë deri 1 mln euro, të cilat absolutisht nuk i kemi.

“Nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet, që të jem i hapur. Dy gjëra janë, e para sondazhet nuk zëvendësojnë votimet se po të ishte ashtu nuk do shpenzoheni miliarda euro në botë, por përcaktoheshin me sondazhe. E dyta, të marrësh përsipër të sondosh për kandidatët në mbarë vendin si standard, duhet së paku të bësh gati 800 mijë deri 1 mln euro, të cilat absolutisht nuk i kemi. Por edhe sikur t’i kishim nuk mundet kurrsesi të barazohet vota me sondazhin. Do të mirëprisja shumë kërkesën që hajde se si të bëjmë votën më transparente, më të sigurt, më të lirë, por jo kërkesën se si të zëvendësojmë votën me poll-in.

Unë jam skepticist, por nuk më pengon skepticizmi im në këtë rast. Ka poll-e që bëhen të zakonshme, konvencionale. E vërteta është që poll-et dixhitale kur bëhen me teknika të sakta ato sot provohen më të sakta. Megjithatë as polle-et dixhitale, as ato konvencionale nuk zëvendësojnë votën. Të themi se hajde t’i bëjmë një modifikim meqenëse statuti thotë atë që duhet ta pëlqejë çdo anëtar dhe mbështetës i kësaj partie, voto thotë statuti, të votohet”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...