21.5 C
Tiranë
Saturday, September 28, 2024
spot_img

50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit/ Rama irozon: ” Po flamuri i NATO-s çfarë do këtu”

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, nga ku ka ironizuar në fjalën e tij praninë në këtë aktivitet të flamurit të NATO-s.

“I vetmi flamur që nuk kuptova këtu është ai i NATO e nuk mund të rrija pa ia thënë dhe organizatorëve se deri dje flamuri i BE mirë, por i NATO çfarë do tek 50 vjetori i kongresit të drejtshkrimit. Se shyqyr Zotit Akademia ka shpëtuar dhe nga ankthi i madh për të luftuar komunizmin pas vdekjes së komunizmit”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli për rrezikun që i kanoset gjuhës së njehsuar shqipe në Kongresin e Drejtëshkrimit, lidhur dhe me debatet që janë ngritur për shkak se Kongresi është mbajtur nën një regjim absolut.

“Faktikisht mua më vjen të qesh si dashnor i paepur i gjuhës shqipe, se as mund e as dua e as kam pse të qaj kur ndjek këtë debatin fantastik ku Kongresit të Drejtshkrimit i qortohet si mëkat që vë në diskutim e vetë Kongresin fakti që u zhvillua nën patronazhin e një pushteti absolut.

Nëse Kongresit do i çlegjitimohej puna vetëm se u zhvillua në një regjim absolut atëherë duhet të çlegjitimohet puna që nga Kongresi i Manastirit se nën pushtete absoluta janë zhvilluar të gjitha. Kundërshtarët e rrezikshëm të Kongresit të Drejtshkrimit janë shumë të rrezikshëm se janë injorantë të mëdhenj që fokusohen në këtë pikë, janë ksenomanë që kanë fiksimet e tyre më shumë se sa meraqe të mirëfillta gjuhësore që nuk kanë kulturën që t’i kenë”, u shpreh ai.

Rama nuk i ndali ironitë as për Institutin e gjuhës shqipe, apo Akademinë e Shkencave, ndërsa tha se sot, në radhët e personaliteteve që merren me gjuhën shqipe nuk gjën të ngjashmit e atyre që e njehsuan atë, nga Kongresi i Manastirit tek Kongresi i Drejtëshkrimit.

” Ku është Instituti i gjuhës shqipe sot? Me siguri është por fakti që nuk e di unë ku është, nuk më dënon mua. Me gjithë respektin e kujtdo që mund të jetë në krye të atij Instituti nuk besoj se kushdo qoftë i garanton Eqerem Cabejit një gjumë të qetë në varreza në raport me standartin.

Fjalori i shqipes së fiolur përditë me këto (telefona) është 1 e 1000, “tdsh”, “klm”, “pqf”. Fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e Kongresit të Drejtshkrimit e pasuria e tij sot janë në pikëpyetje të madhe.

Më në fund Akademia e Shkencave e ka celur siparin e rishkrimit të fjalorit e u desh një komunist në krye të Akademisë që ta fillonte punën me themel e mos u shqetësoni ca do thonë antikomunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që lanë komunistët
unë Skënderit nuk i vë faj që ka qenë komunist por i lë faj se na la Saliun”, tha Rama.

“Ndonëse pa një shtet tonin, që dhe kur e patëm s’e patëm me mundësi e mjete të konsiderueshme fati ynë ka qenë mendja e ndritur e talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore e karaktere të hatashme shqiptare, personalitete me një vizion shumë më të madh se sa gjeografia e ngushtësia e Shqipërisë.
Më duhet ta them kur hap faqet e fundit këtu e kur lexon emrat e kur kërkon të ngjashmit e shumëkujt prej tyre që sot nuk janë më është e pamundur të mos ndiesh një ankth të thellë sepse me gjithë respektin por të ngjashmit e Eqerem Cabej, Androkli Kostallari Aleks Budës e me radhë, e jo vetëm ata që kanë ikur, por të ngjashmit e gjeneratës së re, profesor Emilit, vështirë. Shumë vështirë, nejse!

Një nga pikëpyetjet në rrugën tonë të të ardhmes e boshllëqet që kërcënon kulturën dhe integritetin tonë si komb se kërcënon drejtpërdrejt gjuhën e njehsuar shqipe.
Kushdo që ka sy e gjykim të kthjellët, të gjitha këto nga momente nga 1879 deri tek 1972, mund ti shohë që janë një zinxhir në koherencë me një amanet të brendshëm që e kanë mishëruar njerëz specifik në kohë të ndryshme e secili prej tyre ka përmbuhur një objektiv të kohës e ka shfrytëzuar deri në fund hapësirën që lejonte kufiri i përparimit të përgjithshëm.

Në asnjë nga këto momente s’ka pasur nxitim për të shkuar me cdo kusht në qorrsokak, duke guxuar të tentohen shtrembërime të frikshme të një arritje që mbase pas Pavarësisë më 1912 e pas ndonjë ngjarje tejtër është arritja më e madhe e shqiptarëve, gjuha e njehsuar shqipe.

Provoni ta bëni sot një Kongres se është e vetmja shpresë që Cabej të cohet nga varri, pasi i ka lënë kësaj bote një thesar pasuri kombëtare me të cilin nuk mund të lejojmë të luhet hajgare. Imagjinoni sot një punë përgatitore shkencore për 20 vjet.

Më falni, se jam dhe kryeministri i këtij vendi është një volum sikur të mblidhen sot dotkorët e profesorët e gjithë llojeve të shkencave të pas komunizmit nuk e bëjnë dot jo në gjithë voluimet e veta por as në 1/100 e volumeve të veta.
Përtej gjithë këtyre mbi kryet e Kongresit rëndon si mëkat që u mbajt në Tiranën, kryeqyteti i Shqipërisë Komuniste.

Mezi e kam pritur këtë ditë duke shfrytëzuar e postin se nuk do më vinte ndonjëherë radha se unë vetëm anëtar Akademie nuk bëhem dot se skam asnjë gradë shkencore e nuk e kërkoj një të tillë sot që kush nuk ka gfradë shkencore i bie të jetë akademiku i vërtetë nga këta të demokracisë flas.

A mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën ne s’do kishim dot as një Abetare, e atë do e kishim si tekstet alternative që solli demokracia ku në fillim të rrugës në një shkollë data e Clirimit është 28 nëntor në fund të rrugës shkolla tjetër data e clirimit është 29 nëntor.

Do kishim Abetare që Zoti e di me cfarë sharrash do sharronte Shabani, por do ishin sharra që do sharronin trungun që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit.

Imagjinoni integrimin, me cfarë dokumentesh do i shkonim, si do mereshim vesh për të përkthyer në gjuhen e Brukselit 7 palë gjuhët tona, se do kishte dalë gegnisthja e Shkodrës e ajo e Pukës, do dilte toskërishtja e Vlorës dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë, keni parë reforma tërritoriale”, tha ndër të tjera Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT