10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Seria-A/ Atalanta mposht Sassuolo-n, Roma konsolidon vendin e tretë, ‘ringjallet’ Napoli

Ekipet e Serie A u kthyen në fushë këtë pasdite, në kuadër të javës së 15-të. Pas triumfit të Interit (6-2), kryesuesit e rinj, kundër Crotone pak orë më parë, shtatë ndeshjet e tjera ishin në program të luheshin në orën 15:30.

Roma u mbështet edhe një herë të sulmuesi boshnjak,Edin Dzeko për të fituar kundër Sampdoria-s (1-0), duke konsoliduar vendin e tretë pas dy ekipeve të Milanos. Prapa  verdhekuqëve në renditje, është Napoli i Gattusos, që pas tre ndeshjeve, fitoi në fushën e Cagliari (1-4). Për napoletanët luajti edhe Amir Rrahmani, i cili u aktivizua në minutën e 87-të.

Atalanta ka çmontuar surprizën Sassuolo, teksa të besuarit e Gasperinit kanë triumfuar me rezultatin 5-1, duke mos e vënë në diskutim fitoren për asnjë moment.

Lazio ka zhgënjyer sërish në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Genoa-s.

Ndërkohë Verona ka mposhtur 0-1 Spezia-n, ndërsa Torino ka triumfuar 0-3 ndaj Parmës. Fiorentina është ndalur në barazim pa gola ndaj Bolonjës.

Rezultatet e javës së 15-të

AS Roma 1 – 0 Sampdoria: Dzeko (73) për Romët

Atalanta 5 – 1 Sassuolo: Zapata (11, 49), Pessina (45), Gossens (57) dhe Muriel (68) për Atalantwn; Chiriches (75) për Sassuolo-n

Cagliari 1 – 4 Napoli : Joao Pedro (60) për Cagliari-n; Zielinski (25, 62), Lozano (74) dhe Insigne (85, p) për Napolin

Fiorentina 0 – 0 Bolonja

Genova 1 – 1 Lazio: Destro (58) për Genova-n; Immobile (15, p) për Lazio

Parma 0 – 3 Torino : Singo (8), Izzo (88), Gojak (90 + 5) për Torino-n

Spezia 0 – 1 Hellas Verona : Zaccagni (i 75-ti) për Veronën

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...