14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Virusi mutant/ Anglia futet sërish në ”Lock-Down” kombëtar

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar një ”Lock-Down” kombëtar në Angli teksa varianti i ri i COVID-19 ka rritur ndjeshëm shifrat.

Përhapja e shpejtë e një varianti të koronavirusit të ri ka bërë që Anglia të futet në një izolim edhe më të thellë se në marsin e shkuar.  Sipas Daily Mail, masat e rrepta u prezantuan nga kryeministri Boris Johnson.

Ai tha se shkollat do jenë të mbyllura deri në mesin e shkurtit, kurse njerëzit do të dalin jashtë vetëm për nevoja esenciale.

Vendimi vjen pasi vendi regjistroi një rekord prej mbi 58 mijë rastesh të reja në 24 orë. Virusi i ri mutant përhapet më lehtë, duke shkaktuar frikë se do e bëjë vaksinën të paefektshme.

Kujtojmë se para pak ditësh, Johnson u bëri thirrje prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkolla.

Por sonte ai tha se shkollat do jenë të mbyllura duke nisur nga nesër e të paktën deri në mes të shkurtit.

Studentët e universiteteve do të qëndrojnë në shtëpi dhe do studiojnë në distancë.

Palestrat, dyqanet joesenciale dhe shërbimet do jeë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.

Kafenetë, baret dhe restorantet do jenë të hapura vetëm për të ofruar shërbim që merret me vete. Por masat e reja parashikojnë që të mos shërbehet alkool.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...