27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Deputetja e PD: “Një popull që paguan taksa për zyrtarët , por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta”

Deputetja e Shkodrës e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, në një deklaratë për mediat, reagoi për situatës pas reshjeve të shiut në këtë qark.

“Si deputete e Shkodrës, dua jo vetëm të raportoj për gjendjen në territorin e Bashkisë, por edhe të solidarizohem me të gjithë ata bashkëqytetarë të mitë shkodranë, që u përmbyten kur qeverisë së Edi Ramës i doli jashtë kontrollit rrebeshi i korrupsionit. Nga monitorimet në terren sot, deri në orën 10, gjendja e përmbytjeve dhe lëvizja e ujërave në të gjitha basenet e Shkodrës është e paqëndrueshme. Hidrometrat e liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin shënjojnë afër kapaciteteve maksimale. Në disfavor të gjendjes është edhe fakti se reshjet vazhdojnë, dhe po ashtu hapja e digave të dy hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Në bashkinë Shkodër ka një sipërfaqe totale të përmbytur rreth 1 mijë e 458 Ha. Familje të evakuara gjithsej janë 86 dhe vijnë nga njësitë administrative të Gurit të zi, Bërdicë, lagjet 1 dhe 2. Duhet patur parasysh fakti se ky numër nuk përfshin shumicën tjetër të banorëve që nuk pranojnë të largohen duke ruajtur pronën dhe pasurinë e tyre dhe janë të zhvendosur në katet e dyta të ndërtesave. Shumica e të evokuarve janë të akomoduar te të afërmit, ndërsa në konvikte 3 familje”, u shpreh ajo.

Më tej ajo ka falenderuar Bashkinë Shkodër dhe kryetarin Spahia, “që kanë qenë dhe janë në gatishmëri me të gjithë kapacitetet njerëzore, logjistike dhe akomoduese për t’i ardhur në ndihmë popullatës të rrezikuar nga përmbytjet”.

“Dua të falenderoj gjithashtu me gjithë zemër Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që po bëjnë një punë atdhetare.

Ata janë të vetmit në frontin e betejës, duke u munduar të menaxhojnë me përkushtim papërgjeshmërinë e një qeverie që i lë në mëshirën e ujit e te baltës nënshtetasit e vet pa paralajmërim!

Me fondin e Emergjencës Civile të përdorur për kopshte të varura ne oborrin e korrupsionit dhe fasadat pa fund, qeveria jo vetëm i mbyt qytetarët e saj, por as nuk përgjigjet ne kohe duke i lënë në përmbytje qytetarët e Shkodrës!

Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi.

Si shqiptarë dhe europianë, duhet të bëhemi bashkë me 6 dhjetor. Shqipëria na kërkon që t’i dalim zot”, përfundon ajo.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...