35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Është shumë e rëndësishme dhe ne të punojmë ngushtë me partitë politike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi gjatë një tryeze ku në fokus ka qenë financimi i partive politike, në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se ligji për financime duhet të përmirësohet. Ndërkohë ai shtoi se sjellja e institucioneve publike lidhet drejtpërdrejt me standartin e procesit zgjedhor.

Celibashi:
Ka nevojë për përmirësime, plotësime dhe qartësime si të kodit zgjedhor dhe ligjit për partitë politikë sa i takon financimit të politikës dhe fushatës. Edhe mbi pasqyrimin e fushatës në media dhe sjelljen e institucioneve publike gjatë fushatës zgjedhore.

Ka një interes dhe vëmendje të shtuar nga të gjithë aktorët për të punuar në këtë drejtim, krahasuar me eksperiencat e shkuara ka një lloj ndërgjegjësimi të lartë të partive sa i takon përgjegjësisë që kanë për financimet zgjedhore.

Edhe pse nuk jemi në versionin më të mirë , sipas meje nuk e konstatoj më atë arrogancën e partive për ta shpërfilluar kodin zgjedhor. Kjo vlen edhe për mediat, edhe institucioneve publike. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë lloj problemi.

Media, partitë dhë institucionet publike të konsultohemi ndërmjet nesh për të kuptuar të gjithë njësoj mbi ndalimet e kodit zgjedhor.

Kemi dyshime me shumë komponentë me aspektin rregullator të financimit. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financoj kë, akoma nuk kemi një qartësim në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ka me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale të partive dhe subjekteve, si pasqyrohet kjo marrëdhënie dhe ca pasojash ka.

Zgjedhjet do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë që aktualisht janë në detyre dhe do garojnë dhe është e rëndësishme për të kuptuar se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes normale të funksionit të tyre si kryetar, me veprime të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne të punojmë ngushtë me partitë politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...