Kryetari i PD Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar ka thënë se duhet të ropozohet krijimi i fondit rezervë të KESH në mënyrë dëmshpërblimi. Ai tha se qeveria ishte ajo që përmbyti veriun duke mbajtur liqenin e Komanit të mbyllur si mundësi e vjedhjes së tyre.
Berisha:
Propozohet krijimi i fondit rezervë të KESH në mënyrë që dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie, por çështje detyrimi real ku KESH të detyrohet të mbajë një fond prej 15 përqind për përmbytjet që krijon në zonat ku janë të vendosura digat.
Kryekëput ishte përmbytje nga qeveria shqipëtare. Nëse ka patur një ndryshim të motit të paralajmëruar me saktësi të madhe si nga gjeoshkenca shqiptare ashtu dhe ajo italiane, i kanë parashikuar të gjitha me densitet dhe çdo gjë.
Por ato nuk e ndalojnë dot Ramën dhe Ballukun të kryejnë vjedhje energjie. Mbajtën të mbushur liqenin e Komanit dhe nuk prodhuan energji po e ndërprenë duke hapur portat. Komani është liqen me kapacitet të limituar. Do një përkujdesje të veçantë.